• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosjet ‘përvëluese’ të korrupsionit, ja pse u shkarkuan 10 prokurorë e gjyqtarë

by Java News
12/07/2018 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e justifikimit të pasurisë, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurisë është arsyeja e vetme që ka ‘djegur’ 10 gjyqtarë dhe prokurorë nga 22 subjekte të kontrolluara deri më sot. Edhe nëse gjatë hetimit të thelluar prokurori apo gjyqtari kanë rezultuar me probleme sa i takon aftësive profesionale dhe lidhjeve me krimin, kriteri i pasurisë ka patur rol vendimtar për shkarkimin e subjektit nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulon, për shkak se nuk justifikonte 480 mijë dollarë dhe një shtëpinë në Kanada.

Lulo, ku ishte pjesë e Gjykatës së Lartë ka dhënë vendimin për të mos ekstraduar Almir Rrapon në SHBA, i cili akuzohej nga drejtësia amerikane për vraje, zjarrvënie etj. Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është në prag të shkarkimit pasi sipas raportit të KPK gjyqtari ka fshehur një dënim në Itali për vjedhje, ka lidhje me krimin, ka fshehur, ka bërë deklarim të rremë dhe nuk justifikon pasurinë. Admir Thanza është një emër i njohur i drejtësisë shqiptare edhe për shkak të dosjeve që ka gjykuar. Mes qindra dosjeve që Thanza ka gjykuar gjatë karrierës së tij 26-vjeçare në sistemin e drejtësisë, janë procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë, ku familjarët e viktimave të 15 marsit 2008, opinioni publik dhe politika kanë akuzuar disa herë që ende nuk është dhënë drejtësi.

Edhe prokurori i Tiranës Adriatik Cama është pranë shkarkimit nga detyra. Nga hetimi i KPK ka rezultuar se Cama, nuk justifikon pasurinë, është i korruptuar dhe vihet në presion nga struktura kriminale. Ish-prokuror ka pasur në dorë disa dosje me rëndësi, mes tyre edhe dosjen e 21 Janarit, e cila konsiderohet si një nga dështimet më të mëdha të drejtësisë. KPK shkarkoi nga detyra edhe prokurorin e Tiranës, Gentian Trenova, për deklarim të rremë të 12 mijë eurove. Trenova, nga hetimet e KPK, rezultoi se ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë, ndërsa nuk hetoi prokurorin me inicialet A. K., i cili pas përgjimeve rezultoi i përfshirë në këtë çështje. Një tjetër prokuror i shkarkuar nga Vetingut është edhe Luan Kaloçi, i cili për të justifikuar pasurinë tha se ka fituar 5.2 milionë lekë në baste. shqiptarja.com

ma.me

Next Post
Mashtrimi i “Gulf”/ Fillojnë hetimet për shpërdorimin 1.5 mln euro me tollona

Mashtrimi me tollonat e ‘GULF’, gjykata: Burg për dy administratorët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

February 21, 2026
Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

February 21, 2026
Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

February 21, 2026
Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In