• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dosjet e spiunëve hapen në dhjetor!

by Java News
01/07/2015 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, shprehet tek “JAVA” për procesin e Hapjes së Dosjeve, Autoritetin për Informimin, që do të realizojë procesin dhe të gjithë punën që do të përcillet deri në fund… Vërtetë nuk do ketë Lustrim, por Lustrimi do të jetë faktik me aksesin në dosje, shprehet zyrtari…

Intervistoi Ben Andoni

Nëse ka ndonjë që vërtetë është i preokupuar për të ditur se kur do fillojë hapja e dosjeve, atëherë duhet të dijë se: procesi fillon në Dhjetorin e këtij viti. Kështu thotë, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Integrimit ë të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola për “JAVA”. Vetëm se procesi nuk do jetë konfuz, por do realizohet me kujdes: “Ligji përcakton qartazi se ndërsa për ish-Sigurimsat dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të prekurit (ish-përndjekurit) kanë të drejtë të marrin informacion të plotë duke përfshirë identifikimin e plotë të tyre (emër, mbiemër, etj.,) ata që kanë shërbyer në kundërzbulim i kanë të dhënat e tyre personale të pa-akesesueshme, kjo për faktin se mbrojtja e Sigurisë Kombëtare është një parim thelbësor i këtij ligji”.

Zyrtari e di mirë se procesi është i vështirë dhe deri më tash nuk është realizuar, por këtë herë ai ka besim falë vullnetit të kryeministrit Rama. Madje nuk stepet dhe për faktin se 10-15% e dosjeve janë të dëmtuara, duke na kujtuar rastin gjerman që megjithëse një përqindje e madhe e dosjeve ishin të dëmtuara, sidoqoftë procesi vazhdoi. Shqipëria do të ndjekë modelin gjerman edhe pse serioziteti me të cilën është bërë puna për të hulumtuar STASI-n, në Shqipëri është tejet larg. Mbase, një gjë ku mund ta kapen kritizerët e shumë, është fakti i Lustracionit, me argumentin se dakord që Ligji u bë, por çfarë pasoja do ketë. Edhe për këtë zyrtari e ka një përgjigje:“Theksoj se ky ligj, në thelb të tij, nuk ka Lustracionin por transparencën me të shkuarën. Nisur nga modeli gjerman, ku edhe ky ligj është bazuar, transparenca me dosjet e STASI-t natyrshëm ka pas sjellë lustracion ‘faktik’ rast pas rasti dhe jo ndëshkime kolektive apo ‘gjueti shtrigash’ për motive politike që ne shqiptarët kemi ditur ta bëjmë në ‘perfeksion’ përgjatë këtyre njëzet e kusur viteve”. Deri në dhjetor dhe mbase edhe disa muaj më pas, ai dhe gjithë njerëzit e tij kanë të gjithë të drejtën që të vazhdojnë, por ecuria dhe serioziteti në këtë fillim do të tregojë dhe sesa i mundëm është ky proces. Por a do t’ia dalë dot Shqipëria, këtë herë? Të presim. Dhjetori s’është larg.

 

Krijimi i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit dhe ngritja e Arkivës së Përgjithshme do kohën e vet që të realizohet. Ndërkohë duket gjithçka e ngeshme tek në, kurse struktura si kjo që ju drejtoni e që kanë një barrë të madhe, janë fare të vogla. Në gjykimin tuaj, a ndjeni se ka një mungesë fryme për të çuar përpara këtë proces?

Së pari, më lejoni të ndaj me lexuesin tuaj faktin se ndërsa ligji sapo ka hyrë në fuqi, procesi i formatimit dhe ngritjes se strukturës së Autoritetit duke përfshirë edhe krijimin e Arkivës janë përcaktuar në mënyrë eksplicite dhe me afate fundore në ligj. Që do të thotë se: Autoriteti pritet të jetë funksional brenda këtij viti kalendarik. Pra, në mënyrë kronologjike, brenda mesit të muajit Korrik zgjidhen pesë anëtaret e Autoritetit. Autoriteti, më pas, brenda dy muajve miraton Rregulloren e tij të brendshme. Më pas brenda tre muajve, të gjitha organet (Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, SHISH, etj.) që disponojnë materiale nga fondi i ish-Sigurimit detyrohen t’ia kalojnë këto materiale Autoritetit. Sa i përket frymës, nuk mund të le pa përmendur një fakt interesant: nisur nga një sondazh i kryer në këtë fillimviti nga Konrad Adenauer Stiftung, zyra në Tiranë, rezulton se 83% e shqiptarëve dëshironin hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ndërsa paradoksalisht Shqipëria ishte i vetmi vend në ish-Bllokun komunist (përjashto Rusinë) që ende nuk e kishte kryer ketë proces. Pra, nëse flasim për mungese fryme, jam i bindur se ky ‘cen’ është ekskluzivisht i politikë-bërjes së këtyre njëzet e kusur viteve dhe aspak i opinionit publik. Në gjykimin tim, merita e padiskutueshme për miratimin e këtij ligji i përket kryesisht vullnetit të palëkundur të Kryeministrit Rama, si dhe zhdërvjelltësisë politike dhe administrative të ish-ministrit Veliaj”.

 

A do ketë një kategorizim për njohjen dhe identifikimin e spiunëve në strukturën shumë të sofistikuar të Sigurimit? A duhet që një pjesë që kanë shërbyer në kundërzbulim të mos jenë për publikun?

“Ligji përcakton qartazi se ndërsa për ish-Sigurimsat dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të prekurit (ish-përndjekurit) kanë të drejtë të marrin informacion të plotë duke përfshirë identifikimin e plotë të tyre (emër, mbiemër, etj.,) ata që kanë shërbyer në kundërzbulim i kanë të dhënat e tyre personale të pa-akesesueshme, kjo për faktin se mbrojtja e Sigurisë Kombëtare është një parim thelbësor i këtij ligji”.

 

A është e vërtetë se një pjesë e madhe e dosjeve janë të dëmtuara dhe po ashtu një pjesë e madhe e zyrtarëve në fuqi i kanë fshirë ato?

“Në një tryezë që u organizua nga MMSR në fund-vitin e shkuar, titullarë nga SHISH dhe Ministria e Brendshme pranuan se rreth 10-15 % e dosjeve nga fondi i ish-Sigurimit janë zhdukur ose dëmtuar përtej çdo rikuperimi. Ajo që besoj ja vlen ta ndaj me lexuesit tuaj është fakti se në Gjermani kur është bërë inventari i dosjeve të STASI-t rezultoi se rreth 40% e tyre ishin zhdukur ose dëmtuar. Megjithatë, ky fakt nuk i ndali gjermanët të bënin transparencë me të shkuarën me rreth 60% të dosjeve të STASI-t, prandaj nuk ka përse të na stepë ne për të bërë të njëjtën gjë. Unë nuk e konsideroj vetën ekspert në ketë fushë, por nisur nga çfarë kam mësuar së fundmi nga ekspertë vendas dhe të huaj, nuk është e lehtë të fshihen ‘gjurmët’ e dikujt që ka qenë i implikuar me ish-Sigurimin, megjithëse vetë personi mund të ketë zhdukur/fshirë dosjen e tij, kjo midis të tjerave edhe për atë që ekspertët vlerësojnë si ‘interspektim’ i të dhënave”.

 

Si do veprohet nëse institucione të caktuara nuk do të bashkëpunojnë me Autoritetin? Do ketë një strukturë arbitrazhi?

“Ligji nuk përcakton një strukturë të posaçme Arbitrazhi, por gjithsesi vlen të theksohet se çdo subjekt publik ose privat është i detyruar të bashkëpunojë me Autoritetin. Në çdo eventualitet, mediumi ku mund të zgjidhen mosmarrëveshjet respektive është Gjykata Administrative”.

 

A do ketë penalizim të atyre që kanë kryer detyra shtetërore në Demokraci, por kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit?

“Theksoj se ky ligj, në thelb të tij, nuk ka Lustracionin por transparencën me të shkuarën. Nisur nga modeli gjerman, ku edhe ky ligj është bazuar, transparenca me dosjet e STASI-t natyrshëm ka pas sjellë lustracion ‘faktik’ rast pas rasti dhe jo ndëshkime kolektive apo ‘gjueti shtrigash’ për motive politike që ne shqiptarët kemi ditur ta bëjmë në ‘perfeksion’ përgjatë këtyre njëzet e kusur viteve. Ajo që mund t’u them me siguri është se ligji përcakton në mënyrë të qartë se Autoriteti që do administrojë dosjet e ish-Sigurimit ka detyrimin t’i përgjigjet çdo kërkese të drejtuar nga organet vendim-marrëse përkatëse për emërimin rishtazi apo rikandidimin e cilitdo kandidati, që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat, gjyqtarë e prokurorë të të gjitha niveleve, diplomatë, zyrtarë të lartë të administratës publike, etj., nëse këta individë kanë të shkuar të lidhur me ish-Sigurimin. Pra pyetja (retorike) që do ngrija do ishte –a mund të kishte ‘kurajë’ Presidenti, Kryeministri, Parlamenti, KLD-ja, a cilido institucion tjetër, të emëronin një individ me të shkuar të lidhur me ish-Sigurimin?! Besoj dhe shpresoj që jo, pasi jam i bindur që presioni nga opinioni publik do ishte i atillë që do sillte ‘ndëshkim’ për cilindo nga vendim-marrësit e sipërpërmendur në rast se ata do të bënin një emërim të tillë. Kjo gjë, qartazi pritet të pas-sjellë atë që unë e quaj Lustracion ‘faktik’ rast pas rasti”.

 

Kur parashikoni se do të fillojë i gjithë ky proces?

Siç e përmenda edhe më sipër, nisur nga kronologjia e pritshme proceduriale, Autoriteti pritet të shqyrtojë kërkesat e para, në lidhje me dosjet e ish-Sigurimit diku nga Dhjetori i këtij viti”.

Next Post

ISIS sulmon Egjiptin, mbi 60 ushtarë të vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bubi

Bubi

February 9, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

February 9, 2026
Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

February 9, 2026
Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

February 9, 2026
Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

February 9, 2026
Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

February 9, 2026
“Manipulimet i kam parë me video”, kandidati i PD: Po u rinumërua Tirana, ndryshon renditja në listë!

Zyrtari i PD: Ne qendruam 333 ditë te rrugica e Berishës, por ngujimi në shesh do ca kushte që s’i kemi!

February 9, 2026
Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

February 9, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

Deklarata e Ramës, Bardhi: Ndryshimi i ligjit në mes të hetimit është presion mbi drejtësinë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In