• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dosjet e SPAK…!”/ Si keni firmosur, Meta apo Metaj? Ish-presidenti: Mund të më thërrasin dhe Like! Mua s’më mbetet qejfi

by Java News
25/08/2022 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur sot se në dokumente ka firmosur gjithmonë si Ilir Metaj, ashtu siç e ka emrin në Gjendjen Civile dhe në certifikatën personale.

Ndërkohë, për emrin Ilir Meta tha se është për lehtësi komunikimi dhe se nuk e ka problem nëse e thërrasin dhe “Like”.

Në një intervistë për Euronews Albania nga Jala, Meta është pyetur dhe për formularin e vetëdeklarimit që SPAK i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i Partisë së Lirisë ju shmang një përgjigje të drejtpërdrejtë.

Kur moderatorja insistoi në një përgjigje konkrete, Ilir Meta tha se Prokuroria Speciale mund të marrë dokumentet e tij që nga çerdhja.

Ish-presidenti u pyet dhe për deklaratën e tij se do të hidhte në gjyq gazetën austriake, e cila muaj më parë publikoi një artikull ku tregonte se Ilir Meta dhe zyrtarë të LSI kishin paguar një shumë të madhe, qindra mijëra euro për një foto me Donald Trump.

Për herë të parë, Ilir Meta zbuloi se nuk do ta ndiqte gjyqin sepse ishte konsultuar me disa kompani të njohura në Austri dhe kostot ishin shumë të larta, shpenzimet do të ishin më të mëdha se dëmshpërblimi modest që ai do të fitonte.

Pjesë nga intervista e Ilir Metës:

Bashkëshortja juaj ka publikuar certifikatën tuaj, pse keni përdorur mbiemrin Meta dhe jo Metaj?

Mendoj se kjo është një pyetje krejt pa kuptim sepse unë me certifikatë e kam të pandryshuar, gjithmonë Metaj. Për lehtësi dhe komunikim me publikun, kjo është çështje tjetër.

Po në formularin e deklarimit, Meta apo Metaj?

Nuk ka asnjë lidhje. Certifikata është bërë publike. Ish-LSI ja ka bërë gati të gjitha dosjet SPAK për të lehtësuar punën e tij.

Po formularin e deklarimit?

Kur të dojë SPAK mund ta shikoj, që nga çerdhja. Ne vazhdojmë të dërgojmë dokumente për aferën më të zezë të inceneratorëve, e 430 milionë eurove të paktën deri tani.

Kur jeni njohur me faktin që SPAK ka nisur hetimin?

Nuk kam asnjë njohuri të veçantë dhe asnjë lloj kurioziteti që ka nisur SPAK. Të gjithë jeni njohur me deklaratën e kreut të partisë-shtet për SPAK, për Ilir Metën, Sali Berishën, në Kongresin e partisë. Tani me opozitën përballë e kupton që ka dalë zbuluar.

Mendoni se SPAK po përdoret politikisht?

(Qesh)… nuk besoj se ka ndonjë njeri në Shqipëri që mendon ndryshe. Nëse ata do kishin bërë detyrat, situata do të ishte ndryshe. Shqipëria nuk do ishte në krye të rankimit për krimin, korrupsionit.

Si keni firmosur, Meta apo Metaj?

Unë kam qenë dhe jam gjithmonë Ilir Meta, në raport me çështjet që kanë të bëjnë me çështjet civile. Mund të më thërrasin dhe Like pastaj, mua nuk më mbetet qejfi.

Pse nuk e keni kallëzuar gazetën austriake?

Kjo gjë mu vlerësua joproduktive nga disa nga kompanitë e mediave kryesore që merren me shpifjet në Vjenë apo Austri. Dëmshpërblimi do ishte modest dhe shpenzimet ishin të larta dhe për efekt të transparencës, nuk ja vlente 300 euro/ora për një studio ligjore. Gazeta vetëm ka prodhuar shpifje. Edhe personi që ka bërë kallëzimin, të shikonin në TIMS, ai ka qenë shpesh në Vjenë.

Çfarë do të ndodhë në shtator?

Ajo që ka filluar të ndodhë është e qartë, një rizgjim i shpresave, një aktivizim i qytetarëve për të fituar ato që kanë humbur. Jo vetëm për shkak të një qeverie antikombëtare që ka përzënë afro 700 mijë qytetarë, por është dhe një energji e re për të vendosur shtetin në shinat kushtetuese.

Dosja e Autoritetit për I.M, nisma e socialistëve në Kuvend?

Që nga 25 korriku unë kam dalë përballë atyre që punojnë kundër interesave kombëtare. Unë mezi po e pres 1 shtatorin, 2 shtatorin. Tani jemi në një fushë ku padiskutim do fitojë e drejta, e vërteta. Ata gjithmonë kanë shpifur dhe gjithmonë kanë humbur. Këtë radhë do shpartallohen.

Keni kërkuar ta shikoni dosjen e Autoritetit?

Unë më datë 1 shtator kallëzoj Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve. Kjo betë nuk do bëhet vetëm te drejtësia e Edi Ramës, por dhe te institucionet ndërkombëtare. Pse? Për të treguar zullimin e këtij regjimi. Këto lloj shpifje nuk na devijojnë nga afera e inceneratorëve.

Dokumenti i Partisë së Lirisë për Arben Krajën, a është ky shantazh?

Nuk e di të ketë pasur ndonjë shqetësim nga dikush për deklaratën e dikujt tjetër. Ajo që di të them unë është se Edi Rama i ka bërë presion e shantazh SPAK. E ka thënë në Kongresin e partisë se “ju jeni krijesë e partisë sonë”. Unë jam përballur gjithmonë me drejtësinë dhe i kam fituar sfidat./m.j

Next Post
Marrja e shtetësisë shqiptare nga kosovarët, partia e Ilir Metës ‘habit’: Po shfaroset populli..

Marrja e shtetësisë shqiptare nga kosovarët, partia e Ilir Metës 'habit': Po shfaroset populli..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama uron Kosovën për Pavarësinë: Katër pengjet në ferrin e (pa)drejtësisë në Hagë…

Rama uron Kosovën për Pavarësinë: Katër pengjet në ferrin e (pa)drejtësisë në Hagë…

February 17, 2026
Moti/ Fundjava nis me vranësira, ja parashikimi

Mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

February 17, 2026
Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In