• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOSJET E SIGURIMIT/OSBE: Keqardhje që Kuvendi ka bllokuar hapjen e dosjeve   

by Java News
28/10/2016 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, ka shprehur keqardhje që Kuvendi edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, ende nuk ka votuar nga lista me 11 kandidatë për të zgjedhur 5 anëtarët e Autoritetit për hapjen e dosjeve të Sigurimit të shtetit. Këtë deklaratë Borchardt e bëri sot gjatë veprimtarisë për “Hapja e dosjeve të Sigurimit – Sa më shpejt aq më mirë” të organizuar nga Konrad Adenauer, në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”. Sipas tij, përvoja e vendeve të tjera, që janë përballur me të shkuarën, tregon se vetëm përmes zbulimit, trajtimit dhe diskutimit rreth padrejtësive të shkuara, arrijmë të mos lejojmë të shkuarën të bëhet barrë për të ardhmen.

“Me keqardhje konstatojmë se, edhe pse ka kaluar mbi një vit e gjysmë nga hyrja në fuqi e ligjit, dhe pavarësisht se Kuvendit i është dërguar një listë me 11 kandidatë potencialë për 5 anëtarët e këtij Autoriteti, Kuvendi ende nuk ka votuar për kandidatët. E përshëndetëm hovin që u duk se do të shoqëronte zbatimin e këtij ligji dhe dëshirojmë të shohim personat përgjegjës të marrin masat e nevojshme për ta kthyer në axhendën e parlamentit, për të mundësuar zbatimin e ligjit dhe hapjen e dosjeve në përputhje me ligjin,” deklaroi Ambasadori i OSBE-në në Shqipëri.

Sipas tij, drejtësia tranzicionale është një koncept që ka evoluar duke përfshirë jo vetëm drejtësinë penale, por edhe nocionin e gjerë të ndryshimit të narrativës për të shkuarën – jo vetëm përmes vendimeve gjyqësore, por edhe përmes kulturës së kujtesës, ndryshimit të elitave, kthimit dhe kompensimit – sepse paqja dhe siguria mund të vendosen vetëm pasi shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet e shkuara të jenë trajtuar me mekanizmat, instrumentet dhe masat e duhura.

Ambasadori nënvizoi se miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve shërbeu si katalizator për nismën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Fillojmë të flasim”, e cila synon të mbështetë dialogun kombëtar konstruktiv për historinë e Shqipërisë gjatë regjimit totalitar.

“Shqipëria e ka nisur ngadalë procesin e diskutimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga regjimi i dikurshëm, krahasuar me shoqëritë e tjera evropiane, megjithatë, nismat e fundit, si diskutimi i mundshëm në Kuvend i dënimit të krimeve të regjimit komunist ndaj klerikëve, tregojnë një trend pozitiv. Në këndvështrimin tonë, që Shqipëria të përballet me sukses me të kaluarën, është thelbësisht e rëndësishme që ligji për hapjen e dosjeve të Sigurimit të zbatohet me efektivitet dhe të shoqërohet me dialog përfshirës për të zbutur tensionet që mund të lindin nga publikimi i këtyre dokumenteve”, theksoi Borchardt.

Ai informoi se që në 2008-n është përpjekur personalisht që të kontribuoj në këtë diskutim, duke ofruar akses në përvojat specifike gjermane në këtë fushë, si pas diktaturës naziste dhe Luftës së Dytë Botërore, ashtu edhe pas rënies së diktaturës komuniste në 1990-n.

“Pas rënies së diktaturës komuniste në Gjermani, pati një debat kombëtar të nxehtë se si duhej të trajtoheshin volumet e stërmëdha të të dhënave të shërbimit sekret – plot 180 km me dosje që përmbanin informacion për mbi 6 milionë njerëz. Gjithmonë, në situata të tilla, ka tension mes nevojës për zbulim dhe kuptim të së kaluarës nga njëra anë, si edhe cenimit të jetës private dhe rrezikut për konflikte sociale nga ana tjetër. Nisur nga balancat delikate që duhen gjetur dhe emocioneve të fuqishme që provokon ky proces, nuk ka një mënyrë ideale për të trajtuar këto situata. Se cila është mënyra më e mirë për trajtimin, interpretimin dhe përballimin me të dhënat e dosjeve të shërbimit sekret ka qenë objekt diskutimesh të mëdha, dhe çdo vend duhet të gjejë zgjidhjen e vet unike dhe të negociuar. Në Gjermani, ashtu si me ligjin shqiptar të 2015-s, alternativa e hapjes së përgjithshme të dosjeve u rrëzua dhe hapja e dosjeve u administrua nga një autoritet. Është pranuar gjerësisht se zbulimi i këtyre dosjeve me një administrim të kujdesshëm ka qenë një hap integral i Gjermanisë në përballjen me të kaluarën e vet dhe, pavarësisht se shkaktoi disa skandale mediatike, procesi nuk shkaktoi asnjë trazirë sociale. Fakti që shoqëria gjermane arriti të ngrihet nga shtypja e heshtja dhe të mobilizohet ndaj krimeve e fajit, konsiderohet shpesh si një faktor kyç në demokratizimin e saj”, theksoi ambasadori në fjalën e tij.

Borchardt nënvizoi se nisur nga përfitimet e pranuara që sjell hapja e këtyre dosjeve në mënyrë të kujdesshme dhe të përgjegjshme, OSBE ka ndjekur dhe mbështetur nismën për hartimin e një ligji që nga faza e ideve, prandaj kemi dhënë opinione, mbështetje dhe asistencë sa herë na është kërkuar.

“Pas miratimit të ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, hartuam udhëzime për kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Autoritetit përgjegjës për përpunimin e dokumenteve në kuadrin e ligjit të ri. Me keqardhje konstatojmë se, edhe pse ka kaluar mbi një vit e gjysmë nga hyrja në fuqi e ligjit, dhe pavarësisht se Kuvendit i është dërguar një listë me 11 kandidatë potencialë për 5 anëtarët e këtij Autoriteti, Kuvendi ende nuk ka votuar për kandidatët. E përshëndetëm hovin që u duk se do të shoqëronte zbatimin e këtij ligji dhe dëshirojmë të shohim personat përgjegjës të marrin masat e nevojshme për ta kthyer në axhendën e parlamentit, për të mundësuar zbatimin e ligjit dhe hapjen e dosjeve në përputhje me ligjin. Ne jemi të gatshëm të japim mbështetje të mëtejshme për ta çuar përpara këtë nismë”, deklaroi ambasadori i OSBE.

Me . Ar

Next Post
“Vipat e bllokut” tregon se si fryjnë të pasmet këngëtaret shqiptare (VIDEO)

“Vipat e bllokut” tregon se si fryjnë të pasmet këngëtaret shqiptare (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In