• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosjet e Sigurimit u asgjësuan në masë, 75% e tyre vetëm në vitet 1980-1992

by Java News
24/11/2016 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Aleksandër Meksi

Problemi i lustracionit dhe hapjes së dosjeve të sigurimit ishte një nga problemet kryesore që ne ndeshëm qysh nga viti 1991. Brenda pak muajsh nga ardhja në pushtet në mars të vitit 1992, ne hartuam një ligj për këto qëllime bazuar mbi ligjet e Gjermanisë, Çekosllovakisë dhe Hungarisë. Për hartimin e zbatimin e tij na u desh të njihnim paraprakisht platformat e Sigurimit të Shtetit, praktikat e tij dhe dokumentacionin në Arkivin e ish­Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPP), i cili ruhej në gjendje jo të mirë dhe i shpërndarë në bazë.

Kjo detyrë iu ngarkua një grupi të posaçëm pune i cili paraqiti në vitin 1995 një raport të plotë. Sipas të dhënave paraprake rezultonte se një numër i madh dosjesh ishte “asgjësuar’—termi i përdorur në urdhrat përkatës­me arsyetimin se, sipas drejtuesve të ish­MPB­së, me dekriminalizimin e nenit famëkeq 55, dosjet tashmë ishin “të panevojshme”.foto-letra

Duhet thënë se ekzistonte një “Rregullore e evidencës Operative e Organeve të Punëve të Brendshme” (Nr. 01­27, datë 23.08.86) e cila përcaktonte dokumentet që “ruhen përgjithmonë” dhe ato të cilat pas një afati të përcaktuar “asgjësohen”, por kjo rregullore u shkel dhe  nën pretekstin se nuk kanë më vlerë u bë një asgjësim masiv i dokumenteve në periudhën e fundit të komunizmit deri para ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike.

Të dhënat që unë kam tregojnë se gjatë viteve 1980-­1992, janë asgjësuar rreth 39 500 dosje. 75 për qind e tyre, ose rreth 29 000 dosje u asgjësuan gjatë viteve 1989­-1992. Si rregull ky veprim duhet të bëhej me lista veçimi (dmth emrat ­individi­ kanë procesverbalin e tyre) të shoqëruar me një procesverbal.

Sipas rregullave në fuqi ishte Komisioni vendor i Ekspertizës që vendoste për asgjësimin, pas shqyrtimit dhe përputhshmërisë me rregullat dhe afatet e ruajtjes. Këtë vendim duhej ta miratonte Komisioni Qendror i Ekspertizës e vetëm atëherë kryej asgjësimi. Por në vitet e fundit të regjimit komunist, si dhe në vitin e parë të tranzicionit, këto rregulla u shkelën dhe në Arkiv janë gjurmët apo dëshmitë e veprimeve të tilla, për të cilat urdhërdhënësit janë proceduar e përgjigjur penalisht.

Me interes në këtë aspekt është radiogrami “urgjent” që Ministri i kohës Simon Stefani i dërgon Kryetarëve të Degëve të Punëve të Brendshme në rrethe më datë 2 korrik 1990 me Nr. 277­278:

lidhur me përpunimet antar e kandidat partie dhe materialet në ruajtje të veprohet në këtë mënyrë: …ato për ta të shqyrtohen nga sekretari i parë i rrethit …të ruhen vetëm ato për spiunazh dhe organizime, ato që janë ruajtur thjesht për agjitacion e propagandë e që me Ligjin e ri nuk konsiderohen më të asgjësohen menjëherë. Asgjësimi të bëhet në bazë të rregullave. Kjo punë të përfundojë brenda 15 korrikut.

Next Post
Raporti i BB: Rreth 45 % e shqiptarëve jetojnë me 5 $ në ditë

Raporti i BB: Rreth 45 % e shqiptarëve jetojnë me 5 $ në ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In