• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dosjet e Sigurimit s’do të jenë më sekrete, bashkëpunëtorët do të ndalohen në politikë”

by A R
20/10/2022 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se amendimi i ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit që do të miratohet nga Parlamenti, do të mundësojë që të gjitha dosjet për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit do të hapen plotësisht dhe nuk do të jenë sekrete.

Në një lidhje me emisionin Opinion në Tv Klan, Balla tha se ky ligj është vetëm pjesë e një pakete.

Sipas tij, do të ketë edhe dy ligje të tjera. I pari, që do të pasojë atë të Dekriminalizimit që të gjithë ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit do të ndalohen në politikë dhe do të ketë fuqi prapavepruese.

Ndërsa ligji tjetër do të jetë që ish-bashkëpunëtorët nuk do të lejohet të jenë as kryetarë të partive politike.

Blendi Fevziu: Çfarë synon amendimi i ligjit për dosjet? Kush janë ndryshimet konkrete që bëhen? Kemi 3 ligje deri tani, kemi 2 komisione për verifikimin e figurave dhe kemi disa ndryshime, është rrëzuar ligji i vitit 2009. Çfarë synojnë këto amendime?

Taulant Balla: Nuk ka 3 ligje, ka vetëm 1 ligj, i miratuar në vitin 2015 përmes të cilit është ngritur Autoriteti për Informim mbi dosjet e Sigurimit të Shtetit. Neni 29 pika 4 e pamundësonte këtë institucione që të verifikonte personat të cilët ishin verifikuar më parë nga komisionet Bezhani dhe Mezini. Në dritën e fakteve të reja që mund të dilnin dhe e vërteta rezultoi që në Korrik të këtij viti, ky institucion duke verifikuar personalitete të ndryshme të cilët janë subjekt i verifikimit që mund të ishte një gjyqtar, një politikan, një punonjës i Policisë së Shtetit, konkludoi se për këta persona nuk mund të bëheshin verifikime të mëtejshme dhe pajisja me certifikatë që është bashkëpunëtor ose jo për shkak se i pengonte ky filtër i paligjshëm. Ky ishte thelbi i nismës së propozuar nga ana ime dhe i koleges Bushka. Më pas PD, grupi parlamentar i PD, kanë sjellë dhe disa propozime të tjera, që ai amendament është në fakt zgjedhja e mesme e përpjesshme që sonte të votojmë të gjithë së bashku në konsensus, që është ligji i parë i një pakete.

Blendi Fevziu: Do ketë dhe ligje të tjera më pas?

Taulant Balla: Po, po. Ligji që pritet të vijë së shpejti është ligji për informacionin e klasifikuar në Republikën e Shqipërisë, i cili i deklasifikon, prej atij momenti të gjitha dosjet e Sigurimit të Shtetit nuk janë më sekret shtetëror.

Blendi Fevziu: Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë mund të verifikojë online të gjitha dokumentet e Sigurimit të Shtetit?

Taulant Balla: Sipas atyre parashikimeve që lexuat te amendamenti im.

Blendi Fevziu: Kjo vlen për të gjithë personat? Një qytetar i thjeshtë që mund të jetë në një zonë periferike ka sens që materialet e tij të qarkullojnë në internet dhe të përdoren për çdo lloj pavarësisht rolit që mund të ketë luajtur.

Taulant Balla: Ne kemi përcaktuar që dosjet të gjitha hapen, por të drejta ka të kërkojë gjithkush që duhet të paraqesë pranë Autoritetit për Informim një kërkesë për të justifikuar informacionin dhe mban përgjegjësi nëse atë informacion e keqpërdor për qëllime që nuk kanë të bëjnë me informimin.

Blendi Fevziu: Do ketë një transparencë të plotë mbi materialet e Sigurimit të Shtetit.

Taulant Balla: Po. Nesër do të vazhdojmë me 2 ligje të tjera; ndryshimin në ligjin për integritetin e personave që zgjidhen ose emërohen, i ashtuquajtur ligji i Dekriminalizimit. Duke qenë se para 7 vitesh kemi parashikuar që personat që zgjidhen nuk mund të jenë persona të cilët të jenë dënuar për krime të ndryshme ose që kanë gënjyer me certifikatën e tyre të dekriminalizimit, e njëjta vlen dhe për bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Pas miratimit të këtij ligji ish-bashkëpunëtorët nuk mund të zgjidhen anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të këshillave bashkiakë, kryetarë të bashkive e më lart pastaj.  Është propozuar dhe një ndryshim që verifikimi ose vetëdeklarimi të bëhet në një kohë të mjaftueshme në një mënyrë që KQZ të ketë mundësi të verifkojë, megjithëse ligji ka fuqi prapavepruese, që do të thotë që edhe pse je zgjedhur dhe rezulton që ke qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, e humb mandatin. Nesër depozitohet dhe një projektligj tjetër, që personat që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit natyrshëm që përjashtohen nga zgjedhja por duhen përjashtuar edhe nga të qenurit kryetar të partive politike.

/a.r

Next Post
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

Opozita drejt zgjedhjeve lokale, Shehi: Kandidati i përbashkët është “strumbullari” i suksesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

January 16, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

January 16, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Vendimi i Trump për vizat, Zogaj: Duket sikur hanë qyl, por shqiptarët drobiten me 3 punë në Amerikë

January 16, 2026
U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

Vendimi i GJK, gazetari: SPAK u merrte njerëzve telefonin në rrugë dhe nxirrte të dhënat në pazar, tani kufizohen

January 16, 2026
Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

January 16, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave, zbardhet axhenda e plotë

January 16, 2026

Nga monarkistët te muxhahedinët, kush janë grupet opozitare që sfidojnë Ajatollahun në Iran?

January 16, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

January 16, 2026
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

January 16, 2026
“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In