• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosjet e pronave, aplikantët mund të ndjekin ecurinë

by Java News
03/04/2016 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-pronarët që kanë aplikuar për kthimin dhe kompensim pronës në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, tani Agjencia e Trajtimit të Pronave, dhe nuk janë njohur ende me vendimin, mund të kërkojnë informacion në lidhje me fazën në të cilën ndodhet dosja, shkruan Gazeta Shqiptare. Agjencia ka vënë në dispozicionin të pronarëve Formularin Tip, “informacion në lidhje me ecurinë e dosjes”, i cili duhet të plotësohet dhe të dorëzohet në Agjenci për t’u njohur me fazën në të cilën ndodhet shqyrtimi i saj. Në Agjencinë e Trajtimit të Pronave janë 11 mijë dosje që presin të shqyrtohen me ligjin e ri. Pronarët që nuk kanë marrë kompensimin dhe nuk janë në dijeni në lidhje me ecurinë dosjes mund të informohen përmes aplikimit në ATP, duke plotësuar Formularin Tip për ecurinë e dosjes.

Aplikimi

Për t’u njohur me ecurinë e dosjes, subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë dorazi ose me postë pranë AKKP-së dokumentacionin, kërkesën përkatëse me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes, fotokopje të kartës së identitetit, dëshmi trashëgimie dhe prokurë të posaçme. Në faqen zyrtare të ATP-së mësohet se subjekti plotëson kërkesën me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, në Agjenci. Më pas, kërkesa i kalon zyrës së protokollit, e cila pasi e protokollon, ia dërgon të gjitha kërkesat e ardhura drejtorit të përgjithshëm. Kreu i AKKP-ës ia delegon kërkesat sektorit përkatës për ndjekje dhe zbatim. Më pas, sektori përkatës përgatit informacionin e kërkuar dhe njofton subjektin. Në përfundim të shqyrtimit, subjekti paraqitet pranë zyrave të AKKP-së për të tërhequr shkresën e kthimit të përgjigjes në lidhje me ecurinë e dosjes, ose i dërgohet me postë sipas kërkesës. Aplikimi për kërkesën për informim mbi dosjen nuk ka kosto.

Formulari

Formulari i aplikimit për formacion në lidhje me ecurinë e dosjes është i ndarë në tri seksione. Aplikanti duhet të plotësojë gjeneralitet dhe adresën dhe jetë i pajisur me mjet identifikimi në momentin e aplikimit. Në seksionin e dytë duhet të jetë përshkruar në mënyrë të saktë se në lidhje me çfarë kërkon informacion pala e interesuar, në këtë rast pronari që ka aplikuar për kthim e kompensim prone. Dhe në seksionin e fundit janë të specifikuara pesë dokumentet që duhet të disponojë pronari në momentin e aplikimit.

Dokumentet

Agjencia e Trajtimit të Pronave u lë afat 90 ditë të gjithë personave që kanë mangësi në dokumentacion të plotësojnë dosjen. Subjekti i shpronësuar, trashëgimtarët e tij ligjorë ose përfaqësuesi i tyre me prokurë, depoziton në Agjencinë e Trajtimit të Pronës, dorazi ose nëpërmjet postës, kërkesën e motivuar për njohjen dhe kompensimin e pronës, shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm. Dokumentacioni shoqërues, që vërteton pronësinë e subjektit të shpronësuar, përbëhet nga: 1. Dokumentacioni ligjor, ku përfshihet çdo dokument që vërteton të drejtën mbi pronën, dokumentacion hipotekor, kadastral, arkivor etj. 2. Dokumentacioni hartografik, që tregon pozicionimin e pronës. 3. Vërtetime për përfitim nga dispozitat ligjore për ndarjen e tokës bujqësore. Kushtet janë përcaktuar në ligjin për trajtimin e pronës, me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave. Sipas tyre, kërkesa e subjektit të shpronësuar, trashë-gimtarëve të tij ligjorë ose përfaqësuesit me prokurë duhet të jetë sipas Formularit Tip, bashkëlidhur këtij vendimi, për aplikimin e kërkesave për njohje e kompensim, i cili duhet të jetë i nënshkruar nga subjekti i shpronësuar ose përfaqësuesi i tij me prokurë. Formulari Tip përmban një paralajmërim, që ngarkon me përgjegjësi sipas ligjit subjektin kërkues, në rast të deklarimit të të dhënave të rreme apo depozitimit të dokumentacionit të falsifikuar.

BW

Next Post

Qeveria rekord gjobash ndaj biznesit për vitin 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

January 24, 2026
POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

January 24, 2026
Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

January 24, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

January 24, 2026
Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

January 24, 2026
Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

January 24, 2026
“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

January 24, 2026
“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

January 24, 2026
U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

January 24, 2026
Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Analiza: A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e luftës?

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In