• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosjet e bujshme, “hidh e prit’ mes prokurorive

by Java News
04/04/2018 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë që i jep Prokurorisë së Krimeve të Rënda kompetencat lëndore të SPAK-ut deri në krijimin e këtij të fundit, duket se ka krijuar një pështjellim në hetimin e disa rasteve të trafikut të drogës.

 

Rasti më flagrant është ai i superoperacionit të prillit të vitit 2017, ku u zbuluan 10 tonë kanabis në Itali, e cila kishte kaluar nga Porti i Durrësit. Operacioni vijoi edhe në Shqipëri, ku u arrestuan 18 policë dhe doganierë, si në Durrës, Tiranë ashtu edhe në Qafë-Thanë.

Droga kalonte me kamionë nga Lindja e Shqipërisë drejt Portit të Durrësit dhe më pas në Itali. Por, kur ka kaluar rreth një vit nga operacioni, duket se hetimet kanë mbetur në vend. Disa ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencë për rastin, në bazë të vendimit unifikues të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke e kaluar çështjen në Prokurorinë e Durrësit. Kjo pasi, nga hetimet rezultoi që punonjësit e doganave dhe oficerët e Policisë të arrestuar, nuk kishin të bënin me grupin e strukturuar kriminal që kryente trafikun e drogës. Ata u akuzuan vetëm për “shpërdorim detyre”.

Mirëpo, një javë pasi Prokuroria e Durrësit mori çështjen, vendosi ta kalojë edhe një herë te Krimet e Rënda, pasi sipas saj, ka elementë të grupit të strukturuar kriminal. Këto “shëtitje” të dosjeve hetimore, sa nga Krimet e Rënda dhe sa nga Prokuroritë e Rretheve, rrezikojnë hetimet.

Vonesat në to do të thotë rrezik për tejkalim të afateve hetimore. Tashmë, pritet që dosja të hetohet sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por ende nuk janë identifikuar organizatorët e trafikut të drogës me maune.

Po ky nuk është i vetmi rast. Përmendim këtu edhe sasinë prej 613 kg kokainë të sekuestruar në Maminas të Durrësit, më 28 shkurt të këtij viti. Për drogën, janë arrestuar vetëm shoferi i kamionit dhe menaxheri i firmës që kishte porositur kontenierin me banane ku ishte fshehur droga.

Nga ana tjetër, pronari i firmës është në kërkim ndërkombëtar. Por edhe në këtë rast, duke qenë se mungonte akuza e grupit të strukturuar kriminal, dosja është kaluar në Prokurorinë e Durrësit. Si këto ka edhe dosje të tjera, ku burimet thonë se bëhet fjalë për rreth 40 çështje që janë shpërndarë, nga Krimet e Rënda në Prokuroritë dhe Gjykatat e Rrethit.

OPERACIONI

Në operacionin e 16 prillit 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë arrestuan 18 zyrtarë policie dhe doganash, që akuzoheshin se ishin të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal. Nga këta, 10 ishin punonjës policie në Portin e Durrësit, përfshirë edhe ishshefin e stacionit policor. Gjithashtu, u arrestuan edhe 8 doganierë të Durrësit, Qafë- Thanës dhe Tiranës.

Ata akuzoheshin se në bashkëpunim kishin bërë të mundur kalimin e një sasie prej 10 tonësh kanabis, të ndarë në dy ngarkesa. Njëra me peshë totale 7.8 dhe tjetra me peshë totale 2.2 tonë. Episodet e trafikut, sipas Prokurorisë, kishin ndodhur më 5 shkurt 2017 dhe 24 mars 2017. Rasti i parë, ishte i një kamioni me 7.8 tonë drogë, i cili kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia përmes Qafë-Thanës dhe më pas ka dalë nga Porti i Durrësit duke kaluar në Itali. Ndërsa rasti i dytë, me 2.2 tonë e ka pikënisjen nga Tirana dhe kamioni u ndalua në Itali, ku nga dokumentacionet rezultoi se kishte kaluar nga Porti i Durrësit. panorama

ma.me

Next Post
FOTOT/ Roveshatat më të bukura të historisë së futbollit

FOTOT/ Roveshatat më të bukura të historisë së futbollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In