Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shtyn seancën e parë gjyqësore në ngarkim të 9 të pandehurve të dosjes “Xibraka”. Shkak i shtyrjes ishte mungesa e disa avokatëve, mes të cilëve edhe ai i Ermal Hoxhës e Genci Xhixhës.
Asnjë nga të pandehurit nuk ishte sot i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërkohë që seanca e radhës është caktuar më datë 12 Tetor.
Në Korrik të këtij vitit, Gjykata e Krimeve të Rënda dha 104 vjet burg në total për 9 të pandehurit e dosjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë.
Hetimi për grupin e Xibrakës ka nisur në Dhjetor të 2014, pas në Prokurorinë e Krimeve të Rënda erdhi një informacion nga ana e autoriteteve gjermane mbi organizimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.
a.ç