• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DOSJA/ Vrau babain e plagosi nënën, sherri nisi pas derdhjes së karrocës me llaç

by A R
26/07/2017 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon në gjykatë kërkesën për caktimin e masë së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Mirald Metallari, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare (me viktimë babain e tij); “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, me të dëmtuar nënën e tij, si edhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin në bazë e referimit policor, sipas të cilit, mesditën e datës 24.07.2017, Mirald Metallari dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë tip pistoletë babain e tij, shtetasin Miftar Metallari, si edhe ka plagosur nënën e tij, shtetasen Nurie Metallari.

Me marrjen e njoftimit është formuar grupi hetimor, është shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga kontakti i parë është mësuar se shtetasi Mirald Metallari, pas një konflikti çasti që ka patur me të atin , shtetasin Miftar Metallari, ka marrë armën e këtij të fundit dhe  ka shtënë disa herë në drejtim të tij duke e lënë të vdekur. Po ashtu, në momentin që ka qenë duke shkuar për të kryer aktin, përpara i ka dal nëna e tij shtetasja Nurie Metallari e cila ka dashur ta pengojë  të kryejë aktin, por Miraldi ka shtënë në drejtim të saj. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja pistolete.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, ka rezultuar se shtetasi Mirald Metallari menjëherë pas ngjarjes është larguar  me një automjet të markës “Ford”, për të transportuar  nënën e tij, shtetasen Nurie Metallari në spitalin e traumës Laprakë. Me marrjen e këtij  njoftimi, nga ana e Policisë u bë ndalimi i mjetit në rrugën “Lord Bajron, ku njëkohësisht u bë edhe ndalimi i shtetasit Mirald Metallari si dhe është bllokuar arma e zjarrit tip pistoletë, model “TT”.

Është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime në praninë e avokatit të zgjedhur kryesisht, shtetasi Mirald Metallari, i cili ndër të tjera ka deklaruar se:

Më datë 24.07.2017 rreth orës 06:00 të mëngjesit, ka ndihmuar të atin  (Miftarin) për të bërë disa punime në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kur ka qenë duke punuar, rreth orës 11:00, në një moment i është derdhur karroca e mbushur me llaç në tokë. I ati e ka gjuajtur me grusht në pjesën e buzës dhe pas këtij veprimi, Mirald-i ka hyrë në banesë, ku aty kanë qenë 2 (dy) motrat e tij, të cilat kanë dal jashtë dhe ky ka shkuar te dhoma e të atit . Aty ka marrë armën e shërbimit të  babait dhe pasi ka dal me armë në dorë te dera, ka vërejtur të ëmën shtetasen Nurie Metallari, e cila ka tentuar ta ndaloj dhe në këtë moment ai e ka shkrepur armën me drejtim nga dyshemeja. Nëna e tij  ka dashur përsëri ta ndaloj, por Miraldi ka qëlluar me armën e zjarri në drejtim të saj në një distancë prej 3 (tre) metrash. Ndërkohë, i ati, Miftari, ishte duke ardhur në drejtim të Mirald-it, ky i fundit ka hapur zjarr edhe ndaj tij duke mbaruar të gjithë fishekët që kishte në karikatorin e pistoletës. Më pas Mirald-i thekson se ka shkuar te e ëma, e cila ishte shtrirë përtokë në verandën e shtëpisë,  e ka marrë atë dhe e ka futur në makinën e tij, me qëllim për ta dërguar në spital. Me vete ka patur edhe armën e zjarrit që kishte kryer ngjarjen. Ai është nisur për në Spitalin e Traumës Laprakë, kur ka qenë në hyrje të rrugës për te spitali  e ka ndaluar një patrullë policie, dhe e ka shoqëruar atë në mjetin e policisë, ndërsa të ëmën e kanë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë. Në deklarimin e tij ky shtetas thekson se armën ua ka dorëzuar vet punonjësve të policisë. Në shpjegimet e tij ky person sqaron se nuk ka patur konflikte të mëparshme me të atin .

Next Post
James zbutet: Edhe mund të kthehem te Reali

James zbutet: Edhe mund të kthehem te Reali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga mbrojtja e të miturve deri tek parkimi i dyfishtë/ Ministri i Drejtësisë prezanton ndryshimet në Kodin Penal

Nga mbrojtja e të miturve deri tek parkimi i dyfishtë/ Ministri i Drejtësisë prezanton ndryshimet në Kodin Penal

January 21, 2026
Trump kritikon kryeministrin kanadez: Keni mungesë mirënjohje ndaj nesh…Kanadaja jeton sepse ekziston SHBA!

Trump kritikon kryeministrin kanadez: Keni mungesë mirënjohje ndaj nesh…Kanadaja jeton sepse ekziston SHBA!

January 21, 2026
Zëdhënësi: Kina do të mbrojë me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb

Zëdhënësi: Kina do të mbrojë me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb

January 21, 2026
21 Janari, atë ditë dhe pas: Protesta që vrau protestën

21 Janari, atë ditë dhe pas: Protesta që vrau protestën

January 21, 2026
“E vërteta ka kosto”/ Shehaj: Lapaj ka marrë para nga krimi i organizuar! Shkoi në gjykatë për të marrë një certifikatë pastërtie

“E vërteta ka kosto”/ Shehaj: Lapaj ka marrë para nga krimi i organizuar! Shkoi në gjykatë për të marrë një certifikatë pastërtie

January 21, 2026
Fatos Mahmutaj: 21 janari po shtyhet qëllimisht drejt parashkrimit, për t’u mbyllur pa fajtorë (VIDEO)

Fatos Mahmutaj: 21 janari po shtyhet qëllimisht drejt parashkrimit, për t’u mbyllur pa fajtorë (VIDEO)

January 21, 2026
Sa i mungon Ibrahim Rugova Shqipërisë!

Sa i mungon Ibrahim Rugova Shqipërisë!

January 21, 2026
Trump: Pa ne sot Europa do të fliste gjermanisht ose japonisht! Dua Groenlandën, nëse thoni ‘jo’, nuk do t’ua harroj kurrë

Trump: Pa ne sot Europa do të fliste gjermanisht ose japonisht! Dua Groenlandën, nëse thoni ‘jo’, nuk do t’ua harroj kurrë

January 21, 2026
Aksident në rrugën Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike, plagoset drejtuesi

E rëndë/ Pompa e betonierës aksidenton për vdekje punonjësin në Tiranë, arrestohet drejtuesi

January 21, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In