• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja/ Vrasje pas vrasjeje, sa para qarkulluan grupi i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit: Ngjarjet e bujshme që tronditën Shqipërinë

by Java News
23/05/2022 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktiviteti kriminal i dyshes Nuredin Dumani dhe Talo Çela si edhe vrasjet që shoqëruan bashkëpunimin dhe përplasjet mes tyre janë të denja për një film të mirëfilltë aksion, ku brenda gjen gjithçka, nga atentatet mafioze, te intrigat dhe në fund tradhtia.

Fillimisht ata e nisën si një grup grabitësish duke kryer disa grabitje në Elbasan, Kavajë, Shijak dhe Berat, por me kalimin e kohës banda filloi të merrej edhe me aktivitetin e vrasjeve me pagesë duke përfunduar deri te angazhimi për të vrarë njeri-tjetrin.

Deri më tani ABC ka zbardhur ekskluzivisht dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt në lidhje me çfarë kanë bërë gjatë 10 viteve të fundit, ndërkohë që Talo Çela vijon në arrati. Prokuroria dyshon se ishte pikërisht aid he dy të tjerë që tentuan ekzekutimin e Nuredin Dumanit në 29 mars 2022 në Papër të Elbasanit.

Nisur nga dëshmitë e Dumanit dhe Hoxhajt duket se të paktën nga ajo që është zbardhur deri më tani, grupi kriminal të ketë qarkulluar rreth 1.5 milion euro pa shtuar këtu edhe thasët me para që u grabitën nga barku i avionit “Austrian Airlines” në pranverën e vitit 2018 në Rinas. Siç rezulton deri më tani, në këtë grabitje nuk ishte përfshirë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, por grupi i Talo Çelës.

Më poshtë sjellim shumat e parave që rezulton se Talo Çela, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë ose iu janë premtuar për kryerjen e krimeve të ndryshme që prej vitit 2013:

-40 mijë euro për vrasjen e Fatmira Dedajt.

Sipas Nuredin Dumanit, atë e vrau Talo Çela duke e rrahur fillimisht dhe në fund i nguli thikën duke i marrë edhe çantën që të dukej si grabitje. Vrasja u krye si porosi e Festim Qolit pas sipas tij, Fatmira Dedaj po bënte presion te prokuroria e Durrësit që të zbardhnin vrasjen e djalit të saj, Elvis Dedaj, edhe ai vrarë nga Festim Qoli sipas Nuredin Dumanit.

-60 mijë euro për vrasjen Bujar Çelës

Nuredin Dumani theksoi në dëshminë e tij para prokurorëve të SPAK se i kishte dhënë nga 30 000 euro Enver Divës dhe Besmir Xhixhës për të vrarë Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës.

Kjo vrasje sipas tij do të bëhej si përgjigje ndaj vrasjes se shokut të tij Klevis Kapllanit në Rrogozhinë, sepse ky i fundit kishte vendosur në servisin e vëllezërve Manhasa pistoletën e vrasjes së Emiljano Ramazanit nga Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase. Kjo do të bëhej sipas Dumanit me porosi të Erion Alibejt me qëllim futjen e sherrit mes grupit të Talo Çelës.

-60 mijë euro për vrasjen e Tom Çelës (Tom Qorrit)

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013, ku Nuredin Dumani dhe Talo Çela shkojnë me porosi të Kamber Mehjas në një restorant në rrugën Elbasan-Librazhd për të vrarë Tom Çelën ose siç njihej ndryshe Tom Qorri. Nuredin Dumani thotë se e plagosir Tom Çelën dhe e ndoqi deri brenda restorantit, por kur i vuri armën në kokë ajo nuk shkrepi sepse kishin mbaruar plumbat. Vrasja nuk u realizua.

-150 000 euro për vrasjen e Lulzim Mashës

Ngjarja ndodhi në fillim të vitit 2022 ku sipas Nuredin Dumanit porosia ishte dhënë nga një miku i Suel Çelës. Ndërkohë, Henrik Hoxhaj thekson se porosia ishte për të vrarë djalin e Lulzim Mashës, pas sipas tyre ai kishte mashtruar disa persona duke u marrë para. Për këtë ngjarje u ngarkua Skerdi Tase, por atij i ngeci arma kur qëlloi dhe Masha shpëtoi me dy plumba. Tase u arrestua me pas, por tha se kishte ngatërruar objektiv.

-50 000 euro për vrasjen e Filip Gjeloshit

Henrik Hoxhaj thotë se këtë vrasje e kishte porositur nga burgu Ardian Uzuni. Hoxhaj thotë se kisthe qëlluar fillimisht ndaj Filip Gjeloshit, por kishte ndërprerë “aksionin” kur pa se në makinë ndodhej edhe një vajzë.

-200 000 euro për vrasjen e Elton Kilës (Oti i Elbasanit)

Kjo është edhe ngjarja e fundit e bujshme që për pak i kushtoi jetën Nuredin Dumanit. Ai u nis për të vrarë Elton Kilën për 200 000 euro si porosi e Suel Çelës, por teksa po lëvizte nëpër zonën e Elbasanit në kërkim të Kilës, ai bie në pritë dhe plagoset.

Nuredin Dumani dyshoi se e kishte nxjerrë në pritë pikërisht bashkëpunëtori i tij më i afërt, Henrik Hoxhaj për llogari të grupit të Talo Çelën. Prokurorët dyshojnë se pjesë e grupit që qëlloi Nuredin Dumanin ishte pikërisht edhe Talo Çela. Ky i fundit nuk dihet ku është.

-500 000 euro për vrasjen e Indrit Doklen

Nuredin Dumani tha se kishte marrë edhe një porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë Indrit Doklen kundrejt një shume të madhe. Dumani thekson se Ervis Martinaj i kishte lënë atij një “çek të bardhe” ku ta vinte ai vetë shumën që donte për kokën e Dokles, por më pas kishin rënë dakord për 500 000 euro. Henrik Hoxhaj thotë se kishte vëzhguar Doklen dhe kishte zbuluar se nuk mund të vritej pasi ruhej mirë. Pas kësaj, kjo vrasje u la.

-200 000 euro për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit

Nuredin Dumani thotë në dëshminë e tij se i kishin ofruar 200 000 euro për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit. Sipas tij porosia ishte dhënë nga familja Çapja në Elbasan. Vrasja nuk u krye pasi sipas Dumanit nuk kishin gjetur momentin e përshtatshëm, ndërkohë edhe se Sanxhaktari u prangos më vonë për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan.

-20 000 euro për hedhjen në erë të shtëpisë së Talo Çelës

Henrik Hoxhaj thotë se Nuredin Dumani u dha 20 000 euro për të hedhur në erë shtëpinë e Talo Çelës në Elbasan. Henrik Hoxhaj shprehet se kanë shkuar dhe i vunë minat, por shpërthimi i tyre nuk e rrëzoi shtëpinë.

-120 000 euro për vrasjen e Blerta Ruçit

Një porosi e pazakontë është ajo nga avokati Alban Bengasi për të vrarë ish-bashkëshorten e tij Blerta Ruçi sipas Nuredin Dumanit. Fillimisht ai kishte kërkuar rrahjen e saj, por kur grupi i Dumanit e kishte rrahur, avokati nuk ishte kënaqur pasi ata nuk i kishin thyer ndonjë kockë dhe më pas ndërroi mendje duke thënë se do t’u jepte 120 000 euro nëse e vrisnin. Dumani shprehet se nuk e kishte pranuar “ofertën”.

-20 000 euro nga grabitja e biznesmenit të floririt

Grupi në fillimet e tij ka kryer disa grabitje. Njëra prej tyre ishte ajo e biznesmenit të arit, Xhemal Liçi në Elbasan, të cilit i morën një sasi ari me vlerë 20 000 euro./m.j

Next Post
Koronavirusi jam. Mos u tremb!

Shqipëri- Greqi, problemet sipas ministrave të jashtëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In