Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani, tha për ‘Kontrast’ në Report TV se fakti që Lulzim Basha e deklaroi LIVE në Kuvend çështjen e Toyra Yaris, është e dyshimte. Sipas tij kemi të bëjmë me një dekonspirim nga ana e Bashës, apo me një paralajmërim… Ristani shtoi se pikërisht mbi këto deklarata autoritetet belge po hetojnë.
Qendrimi erdhi pasi po sot, Sali Berisha ia përmendi nga Librazhdi Lulzim Bashës dosjen e ‘Toyta Yaris’ si i implkuar bashkë me Taulant Ballën.
“E vërteta ngelet e vërtetë pavarësisht kohës kur thuhet. Por rezultatet ngelen në dorën e atij që e thotë se varet koha kur thuhet. Nuk kam asnjë të dhënë për dosjen Toyta Yaris. Ajo që ngre pikëpyetje në atë çështje është burimi i informacionit, sepse teksa Basha e deklaroi në parlament, policia ishte në aksion. Ndoshta ka pasur një dekonspirim dhe këtu ngrihen pyëtjet dhe hipoteza sa të duash nëse Basha e tha për ta dekonspiruar apo për të lajmëruar diçka tjetër. Ajo që dihet është që ka një hetim nga autoritetet belge sesi ka vajtur informacioni qoftë edhe tek Basha”.
/b.h











