• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja “Tërmeti”/ Prokurori: Janë dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, objektet para ’90 kanë dëmtuar strukturën

by Java News
15/01/2020 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga prokurorët e dosjes ‘tërmeti’ sa i përket zonës së Tiranës ka bërë me dije për mediat se janë disa shkelje që janë kryer nga funksionarët publikë dhe kontraktorët pas tërmetit të 26 nëntorit.

Erjon Ymeraj sqaron atë se çfarë kanë gjetur në dosjet e objekteve të shpallura të pabanueshme në qarkun e Tiranës, e veçanërisht në Vorë, Kashar e Farkë, ku janë bërë analizimet e akteve të ekspertimit për objektet.

“Mungojnë studimet sizmiologjike, të cilat për një kategori ndërtesash mbi 7 kate është akt i domosdoshëm. Mungojnë oponencat teknike për administratorët e të cilëve janë lëshuar edhe urdhra ndalimi, mungojnë procesverbale të përfundimit të karabinave, të objektit. Në disa dosje mungojnë aktet e konstatimeve nga zyrat urbanistike, në komunat Farkë dhe Kashar, për të legalizuar mungojnë aktet e qëndrueshmërisë”, tha Erjon Ymeraj duke shtuar se këto janë shkeljet që lidhen me ish-funksionarët publikë në komunën e Farkës dhe të Kasharit të cilët kanë shpërdoruar detyrën.

Ndërkohë sa i përket detyrave që i takojnë drejtuesve ligjorë të objekteve, inxhinierëve etj, ai sqaroi mangësitë që kanë gjetur në dokumentacion.

“Ka mangësi lidhur me aktet e kolaudimit të objekteve. Ka mangësi edhe në aktet e marrjes në dorëzim të shesheve të ndërtimit, procesverbali i gërmimit, betonimit, të lidhjes së hekurit, të provave për betonin dhe hekurin, certifikatat e cilësisë së punimeve, dhe një sërë aktesh të tjera që janë konstatuar me mangësi. Në disa raste mungon edhe leja e objektit dhënë nga njësia administrative”, tha prokurori çështjes.

Ndërkohë akuza e ndërtimit të paligjshëm është ngritur për ata persona që kanë bërë ndërtime shtesë që kanë sjellë dobësimin e strukturës së objekteve.

“Ka punime qe kanë dëmtuar kolonën për t’i përshtatur ato për biznese të tjera”, tha ai.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi foli për punën organizative në drejtim të të arrestuarve. “Policia i ekzekutoi urdhrat e ndalimi, pavarësisht se ishin shumë, u angazhuan të gjitha strukturat, dhe dje u ndaluan 29 autorëve, dhe jemi në proces të dy të tjerëve që sapo janë kapur dhe po kryhen veprimet procedurale. Bashkëpunimi me prokurorinë gjatë vitit 2019 ka qenë shumë i mirë me rezultate konkrete“, tha ai.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ “Armë, drogë e municion luftarak”, Si u kap 40-vjeçari në Memaliaj

VIDEO/ "Armë, drogë e municion luftarak", Si u kap 40-vjeçari në Memaliaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Ka debat plot në PS! Ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë…

April 3, 2026
Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In