• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja/ SPAK: Irani, “notë verbale” ministrisë së jashtme shqiptare se tre skuadra terroriste u stërvitën në kampin e MEK në Manzë

by Java News
21/06/2023 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK në dosjen dorëzuar GJKKO ku kërkon marrjen e vendimit për kontroll të kampit MEK në Manzë të Durrësit evidenton se Republika islamike e Iranit ka kryer sulme kibernetike ndaj Shqipërisë. Institucionet e Shqipërisë janë prekur në vitin 20022 nga sulmet kibernetike, të cilat për pasoje kanë sjellë çrregullime të veprimtarisë së përditshme të strukturave te policisë së shtetit dhe institucineve të ndryshme kritike.

Sipas të dhenave ky sulm kibernetik dyshohet se mund të jetë kryer nga strukturat të inteligjencës iraniane për faktin se në Shqipëri strehohen një numër i konsiderueshëm anëtarësh të organizatës MEK që prakitikisht janë opozita e regjimit Iranian.

Në dosjen prej 8 faqesh përmendet edhe nota verbale që ministria e Jashtme e Iranit ka përcjelle ndaj ministrinë për Europen dhe Punët e Jashtme ku flitet për tri skuadra terroriste të të arrestuara së fundmi dhe që zbulohet se janë stervitur në kampin e organizatës MEK në Durrës brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu ka rezultuar se gjatë vitit 2022, shteti institucionet Shqiptare janë prekur nga disa sulme kibernetike të cilat për pasojë kanë sjellë çrregullime të veprimtarisë së përditshme të strukturave të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të ndryshme kritike. Sipas të dhënave ky sulm kibernetik dyshohet se mund të jetë kryer nga struktura të inteligjencës iraniane për faktin se në Shqipëri strehohen një numër i konsiderueshëm anëtarësh të organizatës së “MEK” që praktikisht janë opozita e regjimit iranian.

Me date 08.09.2022, Këshilli i Ministrave vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si dhe u bë largimi i gjithe stafit diplomatik nga territori i Republikës së Shqipërisë. Nga monitorimi i burimeve të hapura (rrjete sociale) e në vazhdimësi ka rezultuar se gjatë fundit të vitit 2022, u konstatua një rritje e retorikës kërcënuese nga Republika Islamike e Iranit dhe strukturave të Inteligjencës së tyre për të kryer sulme të mundshme, përfshirë edhe sulme me dron ndaj organizatës “MEK” me qëndrim prej disa vitesh në Shqipëri.

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike i ka përcjelle “Note Verbale” Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku ndër të tjera thuhet se sipas inteligjencës së besueshme dhe to dokumentuar e cila është siguruar nga agjencitë e sigurisë të Republikës Islamike Iraniane për tre skuadra terroriste të arrestuara së fundmi, është zbuluar se janë stërvitur në kampit të Organzitës se “MEK” ne Durrës, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nga analiza e të dhënave të siguruara nga policia gjyqesore, rezulton se organizata “MEK” dhe pjesetare të saj, të akomoduar në vendin tone, paraqiten objektiv i rëndësishëm për Iranin dhe përfaqësuesit e tj zyrtare në Shqipëri.

Rezulton se Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (“MEK”), eshte krijuar në vitin 1965 si nje grupim revolucionar marksist-islamik. Ajo eshte krijuar nga nje grup studentësh të majtë të cilët kishin për qëllim rrëzimin e Shahut të Iranit. Kur Shahu u rrezua nisi një përplasje tjetër mes muxhahedinëve dhe fondamentalistëve të Ajetollah Khomeni që morën pushtetin. Ne fund të vitit 1981 shumë anëtarë dhe mbështetës të saj u larguan jashtë vendit dhe qendra e tyre kryesore e strehimit u be Franca. Në vitin 1986 levizja e zhvendosi bazën e operacioneve në lindje të Irakut deri në pushtimin e Irakut. Në këtë kohë u vendos që ata të mbaheshin në kampin “Ashraf”, ish bazë ushtarake irakene. Më pas ata janë zhvendosur në kampin “Liria” jashtë Bagdatit. Për shkak të pasigurisë për jetën lindi edhe nevoja e zhvendosjes së tyre nga Iraku drejt vendeve të tjera, mes të cileve ishte dhe Shqipëria.

Si ra SPAK në gjurmët e sulmeve kibernetike të MEK! Media iraniane: Hakeruan 5 mijë kamera sigurie, publikuan emrat e 11 mijë punonjësve të Ministrisë së Jashtme iraniane

Report Tv sjell detaje nga vendimi i GJKKO-së për kontrollin në kampin MEK në Durrës, pas dyshimeve të SPAK se ata kanë kryer sulme kibernetike ndaj qeverisë së Iranit dhe institucioneve të tjera iraniane. Në dosje, thuhet se këto dyshime janë ngritur pas hetimeve që ka zhvilluar që ka zhvilluar Njësia “C” nga Hetimi i Krimit Kompjuterik, si edhe Drejtoria e Antiterrorit, të cilët kanë evidentuar shkrime të publikuar në disa media online iraniane në të cilat shkruhej se grupi i hakerëve “Kryengritja deri në Përmbysje”, që sipas mediave iraniane është i lidhur me anëtarët e MEK në Durrës, kanë kryer sulme kibernetike ndaj institucioneve iraniane në qershor të vitit 2022.

Media online Iran International, në artikullin e publikuar në datë 07.05.2023 shkruan se Ministria e Jashtme e Iranit ka rënë pre e një sulmi kibernetik dhe grupi “Kryengritja deri në përmbysje” ka publikuar qindra dokumente identifikimi të punonjësve, procesverbale të takimeve, numrat e telefonit te zyrtarëve të ministrisë dhe emrat e 11,000 punonjës të ministrisë së jashtme.

Në dosje thuhet se në artikullin e publikuar nga media, shkruhet se në qershor 2022, grupi “Kryengritja deri në Përmbysje” hakoi mbi 5000 kamera sigurie të organeve shtetërore iraniane dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit. Pre e sulmeve kibernetike ka rënë edhe Ministria e Kulturës iraniane. Ndërkohë, grupi i hakerave publikonte në telegram foto të liderëve të”MEK”-ut, si dhe foto të liderit Iranit Ali Khamenei, ku mbi fotot e këtij të fundit vendosnin kryqe të kuqe dhe mesazhe me mbishkrimin “Vdekje Khamenel-t”.

“Me datë 07.05.2023, në faqen e internetit me emërtimin “Iran International” dhe me adrese https://www.iranintl.com/en/202305079860, është publikuar një artikull në gjuhën angleze me titull “Hacktvistet synojnë Ministrinë e Jashtme të Iranit, rrjedhje e të dhënave”, dhe artikulli vijon si më poshtë: “Grupi hacktivist “Kryengritja deri në përmbysje”, i lidhur me grupin opozitar me bazë në Shqipëri, Mujahideen-e Khalq (“MEK”), publiko qindra dokumente identifikimi, procesverbale të takimeve, korrespondencën e ministrisë, numrat e telefonit te zyrtarëve të ministrisë dhe emrat e 11,000 punonjës të ministrisë së jashtme, ndër të tjera. Sipas kanalit telegram të hackerëve, të gjitha faqet e lidhura me ministrinë si ambasadat e Republikës Islamike dhe organizatat e lidhura ishin në shënjestër, duke treguar një faqe me foto të liderëve të”MEK”-ut, si dhe foto të liderit suprem të Iranit Ali Khamenei dhe presidenti Raisi me kryq të kuq mbi t’a. Gjithashtu në faqe kishte slogane “Vdekje Khamenel-t” dhe “Te fala Rajavit”, liderit aktual të grupit opozitar. “Ne Iran po zhvillohet nje revolucion i madh Kryengritja do te vazhdojë derisa te shembet pallati i shtypjes. Revolucioni demokratik i Iranit do të jetë fitimtar”, thuhet në mesazhin në faqe. Shumica e faqeve u mbyllen mesditën e së dielës. “Kryengritja deri në përmbysje”, tashmë kishte hakuar dhe çaktivizuar disa faqe interneti dhe shërbime të regjimit. Ne qershor 2022, ajo hakoi mbi 5000 kamera sigurie të organeve shtetërore dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit, duke shfaqur slogane te ngjashme në faqet e internetit dhe duke lëshuar te dhëna te brendshme. Hakimi vjen pas një sulmi tjetër kibernetik në mars në portalin e Ministrisë së Kulturës dhe Udhëzimit Islamik (Ershad) dhe faqet e internetit të lidhura me te, duke treguar fotot e Rajavis dhe duke bërë thirrje për vdekjen e liderit suprem të vendit”, thuhet në dosje./shqiptarja.com

Next Post
“Zoti merr më të mirët“/ Dedikimet prekëse për të riun nga Vlora që humbi jetën: Iu ndërpre e drejta për të jetuar

“Zoti merr më të mirët“/ Dedikimet prekëse për të riun nga Vlora që humbi jetën: Iu ndërpre e drejta për të jetuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In