• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dosja/ Si ishte e organizuar banda e trafikantëve të avionit me drogë

by
28/08/2015 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjet kryesore qe jane koka e trafikut jane ato Shahaj dhe Lamaj, sipas prokurorisë. Organi i akuzës ka bërë publike dosjen e hetimit ku shpjegohet sesi u arrit të identifikohej dhe më pas të kapje gjithë grupi i trafikut të drogës me avion në drejtim të Italisë. Nga dosja, theksohet se Lamaj ishin pronarë të shumë parcelave me marijuanë në Shqipëri dhe kishin në plan të mbillnin të tilla dhe në Rumani. Kurse familja Shahaj, ishte ajo që mbillte, korrte dhe bënte gati mallin që do të transportohej jashtë kufijve të Shqipërisë. Avioni i vogël mund të transportonte deri në 120­140 kg marijuanë për cdo fluturim.

DOSJA

Në muajin Korrik, në Prokurorinë për Krime të Rënda është rregjistruar procedimi penal nr.203, që bën fjalë për veprën penale të “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2, të K.Penal, pa autorë të njohur plotësisht për momentin. Sipas referimit nga të bërë nga Drejtoria për Narkotikët dhe Trafiqet, të Zyrës Ndërlidhëse Italiane – Interforcë është informuar për operacionin “CIBI 2014” (procedimi penal i D.D.A. Bolonja) dhe aktivitetin hetimor që po zhvillohet nga Karabinieria në Riccione mbi nje organizate kriminale te perbere nga subjekte me origjine shqiptare dhe aktiv ne trafikimin e lendeve narkotike. Hetimet po zhvilloheshin paraprakisht ne ngarkim te personave, pjestarë të dy grupeve familjare shqiptare HAMETAJ dhe LAMAJ, të gjithë të implikuar në trafik kokaine dhe marijuane nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Nga veprimet hetimore proceduriale, evidentohet se pjestarë të familjes LAMAJ kanë në dispozicion dhe një avion shumë të lehtë, prodhim ukrahinas model “Aeropakt A22S”, i cili do të përdoret për transport marijuane nga Shqipëria për në Itali. Për cdo fluturim sasia që transporton ky avion është 120­140 kg. Gjithashtu disponohet informacion se grupi familjar LAMAJ , përveçse është pronar i shumë parcelave me marijuanë në Shqipëri, ka në plan të kultivoj dhe parcela të ngjashme në Rumani. Hetimet teknike në Itali po kryheshin në ndaj shtetasve shqiptarë Vilson LAMAJ, Sokol LAMAJ, etj.

Në fazën e hetimeve kur autoritetet gjyqësore italiane kanë kërkuar bashkëpunimin dhe të autoriteteve shqipëtare, nga ana e tyre informohemi se janë evidentuar elemente fajësie në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë. Nga hetimet në Itali rezultonte se shtetasit Sokol LAMAJ dhe vëllezërit e tij kishin në pronësi parcela të mëdha me marijuane në Shqiperi si dhe donin të transportonin sasi të mëdha lëndësh narkotike në Itali , duke përdorur pikërisht avionin e lehtë nën monitorim, i cili me shumë mundësi do të pilotohej nga Vilson LAMAJ. Nga rezultatet hetimore është dokumentuar fakti që shtetasit nën hetim Sokol LAMAJ dhe Vilson LAMAJ më datë 6 korrik 2015 janë kthyer në Shqipëri, duke u nisur nga porti i Brindisi­t me traget bashkë me automjetin e sinjalizuar Audi A3 me targe DHxxxHN. Në veçanti, nga aktiviteti teknik, rezultonte që Sokol LAMAJ , duhet të qëndronte në Shqipëri për të ndjekur personalisht kultivimin e marijuanës dhe organizimin e ngarkesave për trafikimin në Itali. Ndërkohe, i vëllai Vilsoni mendohej se do të kthehet në Itali, ku do të priste urdhërat e të vëllait për tu nisur me avionin e lehtë në drejtim të territorit shqiptar, ku do te ngarkohente në një vend magazinimi të lëndës narkotike, për tu nisur më pas sërish në fluturim për transportimin e drogës. Në kushtet kur është regjistruar procedimi penal, nga ana e organit procedues në Shqipëri ishte e nevojshme kryerja e hetimeve me metoda të posaçme hetimore. Nga ndjekja ne dinamike e ketij procedimi, ka rezultuar se shtetasit subjektet e ketij procedimi, ne bashkepunim me njeri­tjetrin, ne role te caktuara si pjese e organizates kriminale, kane kultivuar ne disa fshatra te rrethit te Vlores, disa parcela me marijuane, te cilen pasi ta korrin, magazinojnë dhe paketojne, nepermjet nje avioni te vogel, pa perjashtuar edhe menyra te tjera, ta trafikojne drejt Italise. Nje pjese e subjekteve, jane identifikuar nga ana jone pas verifikimeve të kryera, nje pjese tjeter, njihen me emra ose nofka dhe konkretisht: Fatos BRUHAMAJ; Igli Shahaj. Fadil Shahaj, eshte “roje” i parcelave; Fadil Shahaj. Çuman LAMAJ Neko Bruhamaj (Burhamaj) i cili punon neper parcela; Sokol LAMAJ Vilson Lamaj Gjate periudhes që nga regjistrimi I procedimit penal, mbi bazen e autorizimit te vëzhgimit, subjektet jane vezhguar, fotografuar e filmuar ne ambientet ku ata zhvillonin aktivitetin e tyre. Ka rezultuar se ata kane kultivuar me shume se tre parcela me Canabis sativa ne fshatrat, Ramicë, Xhyherine, Risili dhe pergjate lumit te Shushices.

Aktualisht, tek nje pjese e parcelave, cannabisi ishte bere gati per korrje, tek parcelat e tjera, cannabisi behet gati per rreth 10 dite. Nga ana policisë gjyqësore, jane fiksuar levizjet e shtetasve Sokol Lamaj dhe Vilson Lamaj, te cilet pothuajse cdo dite shkonin ne fshtrat e permendur me lart dhe interesoheshin per parcelat. Ata bisedonin me personat te cilet merreshin me vaditjen dhe ruajtjen gjate nates te parcelave (Igli Shahaj, Neko). Gjithashtu, nga bisedat, dyshohej se midis vellezerve Lamaj dhe shtetasit Fatos Burhamaj, ka lindur konflikt qe ka te beje me angazhimet financiare brenda grupit kriminal. Nga ana e grupit te vezhgimit, jane fiksuar e fotografuar vendet ku keta shtetas qendrojne, levizjet e tyre, automjetet qe perdorin aktualisht etj… . Në datë 19.08.2015 efektivat e policisë së Qarkut Vlorë kanë asgjesuar tre parcela me 387 bimë narkotike Canabis Sattiva ne fshatin Ramicë tek përroi i Burhame dhe lidhur me këtë fakt është referuar material Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Nga hetimi ka rezultuar se këto parcela ishin kultivuar dhe mbaheshin në mbikqyrje nga Neko Bruhamaj. Neko ka komunikuar fillimisht Fatos Bruhamaj dhe më pas Sokol Burhamaj(Lamaj) dhe i ka vënë në dijeni për prezencën e policisë tek parcelat, duke u kërkuar që të lidheshin me personat që ata njihnin me qëllim që të mos u asgjesoheshin bimët narkotike të mbjella. Sokoli ka telefonuar përdoruesin e nr. telefonik xxxx422 duke e pyetur se kush kishte shkuar lartë te parcelat. Sokoli i ka thënë se me kë duhej të fliste dhe personi që dyshohet se është punonjës policie ose i njohur i tyre, i ka thënë se do të interesohej ai. Më vonë nga ndjekja e përgjimeve ka rezultuar se përdorues i këtij numri telefonik ishte shtetasi Vladimir Zanaj, Oficer policie në D.P.Qarkut , Vlorë. Në datë 24.08.2015, në orën 07:02’ deri në orën 07:12’ në afërsi të fshatit Xhelilaj,Vlorë, buzë lumit, sipas informacioneve te ardhura nga autoritetet italiane rezulton që të jetë ulur dhe ngarkuar me 120 kg marijuanë avioni i pilotuar nga Vilson Lamaj, i cili u kap po në mëngjesin e kësaj date në Brindizi/Itali dhe u arrestua. Policia gjyqësore në kushtet kur pas kapjes dhe arrestimit të Vilson Lamaj në mëngjesin e datës 24.08.2015 në Brindizi me një avion të lehtë , brenda të cilit u sekuestruan 120 kg marijuanë, ekzistonte rreziku që personat bashkëpunorë me këta të fundit të merrnin dijeni për hetimet dhe në Shqipëri dhe në ato kushte u procedua me ndalimin me inciciative të shtetasve Neko Bruhamaj, Fatos Bruhamaj, Fadil Shahaj, Igli Fadil Shahaj, Sokol Lamaj (Burhamaj), Vladimir Zanaj me detyrë Shef Personeli në DPQ, Vlorë. Në banesën e Fadil e Igli Shahaj u sekuestrua dhe 26 gr marijuana dhe 06 gr marijuanë, tip cokollate.

Next Post

Tuneli Antiatomik në qendër të Tiranës (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

December 26, 2025
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Më të heshturit janë ata që kanë vuajtur më shumë, këto shenja të horoskopit janë më të forta nga sa mendoni

December 26, 2025
Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

December 26, 2025
Kim Jong Un urdhëron rritjen e prodhimit të raketave në 2026! Për çfarë përgatitet Koreja komuniste?

Kim Jong Un urdhëron rritjen e prodhimit të raketave në 2026! Për çfarë përgatitet Koreja komuniste?

December 26, 2025
Tiranë/ Makina përplas skuterin me dy të mitur, 13 dhe 6 vjeç. Arrestohet drejtuesi i automjetit

Luante futboll me miqtë dhe humbi jetën/ Detajet e reja nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë. Ja dyshimet e mjekëve

December 26, 2025
Propaganda nuk njeh kufij, Putini shfaqet për vit të ri në një film vizatimor për fëmijë

Propaganda nuk njeh kufij, Putini shfaqet për vit të ri në një film vizatimor për fëmijë

December 26, 2025
“Angelo është strateg”, vëllai i banorit të BBV’: Kristin e ka kundërshtar në lojë që e mban pranë. Nëse do krijonte lidhje…

“Angelo është strateg”, vëllai i banorit të BBV’: Kristin e ka kundërshtar në lojë që e mban pranë. Nëse do krijonte lidhje…

December 26, 2025
“Kontrabandë mallrash”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”, e pësojnë 8 persona! Një prej tyre doganier

“Kontrabandë mallrash”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”, e pësojnë 8 persona! Një prej tyre doganier

December 26, 2025
Gati 90 mijë makina të importuara deri në fund të nëntorit, kryesojnë ato nga Koreja e Jugut

Gati 90 mijë makina të importuara deri në fund të nëntorit, kryesojnë ato nga Koreja e Jugut

December 26, 2025
Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet të bojkotojnë takimin e Salianjit: E organizon Suel Çela

“Salianji nuk është vetëpërjashtuar nga PD”/ Analisti: S’e di nga e shpikën, marrëzi dhe fjalë kafeneje

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com