• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja/ Si e bënin me not rrugën drejt SHBA-ve klandestinët shqiptarë

by Java News
14/03/2017 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja drastike e numrit të shqiptarëve që tentonin të hynin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 2014 ka “alarmuar” autoritetet e këtij vendi.

Pasaporta-amerikane

Shifrat e pazakonta, plot 478 për një vit, i janë përcjellë zyrtarisht Policisë shqiptare e më pas Prokurorisë për Krimet e Rënda. Hetimi i mëtejshëm zbuloi se shtimi i klandestinëve ishte “produkt” i një grupi kriminal trafikantësh shqiptarë. Këta të fundit, kundrejt 25-30 mijë dollarëve, u mundësonin shqiptarëve kalimin e paligjshëm drejt SHBA-ve.

Duke përdorur tri itinerare të ndryshme, klandestinë dërgoheshin deri në kufirin mes Meksikës dhe Teksasit, SHBA. Sipas të dhënave në dosjen gjyqësore ndaj të akuzuarve, një kopje e së cilës është siguruar nga “Panorama”, një pjesë e klandestinëve janë futur në SHBA duke notuar në lumin Rio Grande. Ky lumë, gjatë rrjedhës së tij është edhe kufi ndarës mes dy shteteve.

SHIFRAT

Përmes një shkrese zyrtare të mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ambasada e SHBA-ve informonte se “në muajin qershor 2013 ishin kapur 17 shtetas shqiptarë në përpjekje për të kaluar kufirin në Teksas, nga Meksika. Gjatë vitit 2012 ishin ndaluar 56 shtetas shqiptarë.

Në vitin 2014, totali i shtetasve shqiptarë, të cilët tentonin për të hyrë në mënyrë ilegale për në territorin e SHBA-ve ishte 478 persona”. Gjatë gjykimit të dosjes me shtatë të dyshuarit si pjesë e një grupit të trafikantëve, Prokuroria për Krimet e Rënda ka paraqitur si provë aktet e ardhura përmes letërporosive nga autoritetet amerikane. Në dosje janë administruar dëshmitë e të paktën 13 personave, të cilët janë kapur nga ana e agjentëve e Policisë Kufitare amerikane.

Klandestinët, një pjesë e të cilëve janë deportuar nga SHBA-të në Shqipëri, kanë dhënë deklarime, duke dhënë informacion në lidhje me mënyrën se si kanë lëvizur, personat që i kanë ndihmuar, shumat që janë paguar, itinerarin e ndjekur. Gjykatat kanë vlerësuar se deklarimet e tyre përputhen me rezultatet e përgjimeve telefonike të realizuara nga Prokuroria.

DESHMITE E KLANDESTINEVE

Shtetasi E. B. është pikasur nga një agjent i patrullës kufitare në luginën e lumit Rio Grande. Ai ka kaluar kufirin në një kohë dhe një vend të ndryshëm nga ato të përcaktuara nga Sekretari i Departamentit të Sigurisë së Brendshme të SHBA-ve. Pasi është arrestuar, ai është dërguar në stacionin e Brownsville, ku ai ka dhënë një deklarim nën betim. “Subjekti deklaroi se ai u largua nga Shqipëria më datë 25 shkurt 2014, nëpërmjet fluturimit për në Madrit, Spanjë.

Nga Spanja subjekti u nis nëpërmjet fluturimit nga Kosta Rika, më 26 shkurt 2014. Subjektit më pas deklaron se ka marrë një autobus përmes shteteve të ndryshme të panjohura, deri sa arriti në Meksikë më 8 mars 2014. Në Meksikë ai udhëtoi përmes qyteteve dhe shteteve të ndryshme të panjohura, deri sa arriti në Matamoros, Meksikë. Subjekti hyri në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara më datë 14 mars, duke notuar në lumin Rio Grande për në Brownsville, Teksas”, citohej dëshmia e tij në dosje.

Të njëjtin deklarim kanë dhënë edhe katër shtetas të tjerë shqiptarë, të arrestuar pasi kanë shkelur ilegalisht në tokën amerikane. Të ndaluarit e tjerë kanë pranuar para autoriteteve amerikane se janë shtetas shqiptarë pa dokumentet e nevojshme ligjore për të kaluar, ose qëndruar në SHBA.

Po ashtu, ata kanë rrëfyer se kanë kaluar kufirin ndërkombëtar në mënyrë të paligjshme pa u inspektuar nga oficeri i imigrimit. Disa prej shqiptarëve, deklarimet e të cilëve janë administruar si provë nga gjykata, janë kapur brenda 14 ditëve nga shkelja në “tokën e premtuar” brenda 100 miljeve ajrore nga kufiri ndërkombëtar i SHBA-ve./a.k

Next Post
Ronaldo do bashkatdhetarin si sulmues të Real Madridit

Ronaldo do bashkatdhetarin si sulmues të Real Madridit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In