• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DOSJA ‘SHULLAZI’/ Ylvi Beqja i dhuroi avokatit të Berishës, Neshat Fana, 300 m2 të Vollgës

by Java News
07/02/2017 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Dëshira për të regjistruar sa më parë pronën e ish-hotel Vollga në hipotekën e Durrësit, ka shtyrë biznesmenin Ylvi Beqja, të kontraktojë emra të njohur të jurisprudencës dhe botës së krimit.

Veç motrës së Lulzim Berishës, Luljetës e cila ka marrë nga Beqja 500 mijë euro, Shullazit që mendohet se ka përfituar 30 për qind të ish-hotelit dhe qindra mijë euro të tjera, është dhe një person tjetër që ka lidhur kontratë me biznesmenin.

Mes personave që ka përfituar një sipërfaqe prej 300 metra katror në ish-hotel Vollga, është dhe avokati i njohur që ka mbrojtur disa herë interesat e ish-kryeministrit Sali Berisha, Neshat Fana.

“Shqiptarja.com” zbulon se mes këtij të fundit dhe biznesmenit tashmë të njohur Ylvi Beqja në 13 dhjetor të 2011 është lidhur një kontratë noteriale, ku palët binin dakord për dhurimin e 300 metra katror, brenda territorit të ish-hotel Vollgës në Durrës.

Kjo pronë ka një sipërfaqe totale prej 3428 metra katrorë, nga të cilat 300 metra i janë dhuruar avokatit Neshat Fana.

Kontrata, rezulton të jetë përpiluar përpara noterit Julian Zhelegu, ndërkohë që ajo është nënshkruar nga Fana dhe Beqja.

Me sa duket ky i fundit i ka vënë si kusht Neshat Fanës që të regjistronte pronën në hipotekë në emër të kompanisë “Saudi Brathers Comercial Company” dhe në emrin e Ylvi Beqjat.

Më tej, sipas kushteve të kësaj kontrate “Saudi Brathers” ose Ylvi Beqja, duhet të regjistroheshin si pronarë të ligjshëm vetëm te një pjesë e pronës me një sipërfaqe mbi 300 metra katror në përputhje me legjislacionin shqiptar.

Ndërkohë që përfituesi Neshat Fana ka të drejtë të ndajë pjesën e sipërfaqes së tij nga prona ose ta regjistrojë të pandarë. Mirëpo ka shumë gjasa që kjo sipërfaqe të mos jetë përfituar nga avokati Neshat Fana, i cili nuk ka qenë në gjendje të regjistrojë këtë pronë në hipotekën e Durrësit. Nisur nga këto kushte, biznesmeni Beqja ka lidhur kontratë me Emiljano Shullazin me qëllimin e vetëm për të regjistruar këtë pasuri.

Fillimisht me Shullazin, Beqja ka nënshkruar një kontratë për 20 për qind të pronës, ndërkohë që më vonë kjo shifër është rritur në 30 për qind. Në dëshminë e dhënë në prokurori, Ylvi Beqja ka deklaruar se më pas Shullazit i ka dhënë pas presioneve dhe kërcënimeve për jetën, edhe 10 për qind të tjera nga prona dhe 541 mijë euro.

Të gjithë këtë pasuri sipas tij ja ka dorëzuar pas kërcënimeve që ai i bënte në mënyrë të vazhdueshme.Mirëpo tre ditë para se të lidhte kontratë me Emiljano Shullazin,Ylvi Beqja në 15 gusht 2014 ka barë një deklaratë noteriale, ku i njihte një borxh prej 500 mijë euro Luljeta Berishës, motrës së Lulzim Berishës, i konsideruar nga prokuroria si kreu i bandës së Durrësit.

Ky i fundit atë vit kishte vetëm një muaj që Gjykata e Lartë i kishte rrëzuar burgimin përjetë, duke ja konvertuar në 25 vite burg. Burime pranë prokurorisë thanë se këto para besohet se i janë dhënë Luljeta Berishës, pasi vëllai i saj Lulzim Berisha në bashkëpunim me kunatin e tij Plarent Dervishaj, i kanë premtuar për të zgjidhur regjistrimin e ish-hotel Vollgës në hipotekën e Durrësit.

Këto dyshime ngrihen nga prokurorët, pasi deklarata noteriale për borxhin që Beqja i ka Luljeta Berishës, nuk ka element bindës. Megjithatë tani kjo çështje është duke u hetuar nga njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Durrës, ku Beqja dhe Luljeta Berisha janë nën hetim për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprën penale”.

ma.me

Next Post
“Dhuratë” për ditëlindje të dashurës: Plagosje me thikë dhe hunda me gjak. Burg për shqiptarin në Gjermani

REFORMA NE DREJTESI/ Shpenzimet gjyqësore, 10 kategoritë nuk do paguajnë trifat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Nuk është më i pamundur fundi i NATO-s

January 21, 2026
Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

January 21, 2026
“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

January 21, 2026
Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

January 21, 2026
Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

January 21, 2026
Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

Grenlanda jonë

January 21, 2026
“Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë”, mbesa e Ziver Veizit me sytë nga SPAK

“Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë”, mbesa e Ziver Veizit me sytë nga SPAK

January 21, 2026
Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

January 21, 2026
“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

January 21, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In