Është shtyrë seanca e ditës së sotme ndaj Emiljano Shullazit.Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore të Emiljano Shullazit ka qenë mungesa e prokurorëve. Siç bëhet e ditur, ata ndodhet në një vizitë punë jashtë shtetit, ndërsa mësohet se seanca tjetër e radhës do të zhvillohet ditën e mërkurë. Shullazi ndodhet në qeli, i akuzuar për disa vepra penale, që nga kërcënim ndaj kandidatit për rektor Mynyr Konit, deri tek tjetërsimi i pronës ‘Vollga’.
ma.me