Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka pefunduar hetimet dhe ka derguar per gjykim ceshtjen penale me te pandehur shtetasit Roland Liti dhe Alan Babameto. Liti eshte hetuar me mase sigurimi “arrest në burg” dhe akuzuar për veprat penale të “Vjedhja e bankave dhe arkave te kursimit”, ne bashkepunim dhe me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 136/2 i Kodit Penal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i kodit penal dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, parashikuar nga neni 324/a-1 i kodit penal.
Roland Liti i fiksuar nga kamerat e bankes
Alan Babameto, hetuar me mase sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprën penale të “Vjedhja e bankave dhe arkave te kursimit”, ne bashkepunim dhe me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 136/2 i Kodit Penal,
Me daten 08.08.2016, rreth ores 08:15 policia gjyqesore u njoftua se ishte vjedhur banka e nivelit te dyte, Tirane. Nga veprimet hetimore te kryera u konstatua se persona te paidentifikuar, duke hapur nje vrime ne murin qe ndan banken me nje ambjent tjeter privat, kane hyre ne ambjentin e brendshem te bankes dhe me pas kane hapur nje vrime tjeter ne murin prej betoni te kasafortes se bankes. Njeri prej autoreve ka hyre brenda ambjenteve te dhomes kasaforte te bankes dhe ka marre neper raftet metalike shumen e rreth 190.000.000 lekeve. Me pas jane larguar nepermjet dy vrimave te cilat ishin hapur me pare.
Sipas pamjeve filmike te bankes veprimet e autoreve jane ne daten 05.08.2016 (e premte) dhe 06.08.2016 (e shtune). Ne keto pamje tregohet vetem momenti kur keta autorë dalin nen rrezen e kamerës, ne korridorin e katit perdhes te bankes, ku ndodhej dhe kasaforta, si dhe veprimet e autorit kur ka hyre ne dhomen kasaforte. Ne ambjentet ku autoret kane vepruar me mjete të forta nuk ka kamera dhe autoret janë që të dy te maskuar dhe me doreza.
Bazuar ne kontrollin e ambjentit rrethues të bankes rezulton se autoret kane nderruar fishekun e deres se ish pab-it dhe që aty kane hyre brenda. Fillimisht kane shkuar dhe kane vepruar ne faqen e nje muri dhe me pas, pasi kane hasur ne beton e kane lene ate dhe kane shkuar ne faqen e murit prej tulle, ku kane hapur një vrime, ku mund të hynte lirshem një trup njeriu. Pasi kane hyre ne ambjentin e brendshem te bankes, ku ishte dhe dhoma kasaforte, kane vepruar me mjete pune (çekiç, dalte, kriko) tek muri prej betoni i dhomes kasaforte.Veprimin perfundimtar ata e kane kryer me daten 06.08.2016.
Ne ambjentin e pab-it janë gjetur sende të lëna nga autoret si, leva hekuri, kriko automjeti, pllaka metalike, tuba metalike, bidona uji, nje fishek brave i thyer. Ne ambjentin e dhomes kasaforte është gjetur nje tub plastik, i cili ka ne fund te tij te ngjitur me izolant te bardhe nje pasqyre.
Alan Babamato
Banka ka sistem kamerash dhe sensorë dhe dhoma kasaforte nga brenda ka sistem sensorësh. Nga goditjet qe kane bere autoret diten e premte natën dhe të shtunën po natën, sensoret kane dhënë alarm tek telefoni i drejtorit te bankes, pergjegjësi i sigurise se bankës, drejtoresha e operacioneve, tek SHPFS dhe tek salla e sigurise ne Drejtorine e Përgjithshme të bankes . Diten e premte në datën 05.08.2016 pas marrjes se sinjalit ka shkuar në bankë drejtori i bankes dhe pasi nuk ka konstatuar gje eshte larguar. Diten e shtune ka rene sinjali i sensorit te kasafortes, ku aty ka ardhur drejtori i bankes dhe përgjegjësi i sigurise se kesaj banke dhe kjo dallohet dhe ne pamjet filmike dhe ky i fundit pasi eshte futur ne ambjentet e bodrumit dhe te dhomës kasafortë, ka konftrolluar, por nuk ka konstatuar gje.
Në datën 06.08.2016 rreth ores 05:00 i ka rene perseri alarmi ne telefonin e tij, por duke patur shpesh here sinjale te rreme e ka mbyllur ate dhe te nesermen ai ka marre ne telefon shefin e sigurise se brendeshme dhe e ka njoftuar ate per kete sinjal te nates dhe te dy se bashku rreth ores 10:00 te dates 06.08.2016 kane shkuar tek filiali i bankes dhe kane hapur deren e kesaj banke, ku është futur brenda dhe ka shkuar ne bodrumin e bankes ku ndodhet dhoma e kasafortes dhe nuk ka verejtur ndonje parregullsi.
Nga këqyrja e vendit te ngjarjes, nder provat e tjera materiale, u fiksua nje bidon plastik. Nga akti i krahasimit daktiloskopik rezultoi se gjurmet papilare te fiksuara ne shishe jane formuar përkatësisht nga gishti i madh i dores se djathtë se të pandehurit Roland Liti dhe gishti i madh i dores se majtë së po këtij të pandehuri. Të pandehurit Liti ju moren dy kampione pështyme ne dy tampone sterile, te cilat u derguan per ekspertim dhe rezultoi se profili gjenetik i të pandehurit R.L është plotësisht i përputhshëm me profilin gjenetik human të perftuar nga mbetjet qelizore në shishe.
Përsa i përket ketij të pandehuri u konfirmua se ai mbas ngjarjes ishte larguar dhe figuronte si jashtë shtetit, por ne fakt rezultoi se ai ndodhej në Shqipëri, gjë që u shoqerua dhe me ndalimin e tij. Pas ndalimit ne banesen e të pandehurit R.L jane gjetur dhe sende të tjera. Te gjitha keto sende u derguan per ekspertim teknik, ku disa prej tyre rezultojne se janë te ngjashme me ato te lena edhe ne vendin e ngjarjes, te cilat jane përdorur si vegla pune ose japin indicje të tjera.
Para ngjarjes i pandehuri R.L ka bere disa rruge jashtë Shqiperise se bashku me të pandehurin A.B me te njejtin automjet. Po kështu edhe pas ngjarjes rezulton se këta të pandehur jane larguar për në Malin e Zi me automjetin e shtetasit A.B.
Nga keqyrja e pamjeve filmike te kamerave te sigurise se ambjenteve te brendshme të bankës rezultonte se karakteristikat e njerit prej autoreve te kesaj ngjarje jane te peraferta me karakteristikat trupore te shtetasit A.B. Kështu u ndalua si bashkepunetor i të pandehurit R.L, edhe i pandehuri A.B, ndersa me inisjative të policise gjyqësore u ndalua shtetasi R.K. Gjate kontrollit te banesave te të pandehurit A.B dhe R.K janë sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje sasi e konsiderushme vlera monetare
Në këto rrethana rezulton se, I pandehuri R.L, ka kryer vepren penale të “Vjedhja e bankave dhe arkave te kursimit”, kryer në bashkepunim e me pasoja te rënda, ndaj personit juridik banka, parashikuar nga neni 136/2 i Kodit Penal, duke vepruar drejtperdrejt në ambjentet e bodrumit dhe te bankes, duke arritur vjedhjen e shumave të lekeve që ndodheshin në dhomën kasaforte. Ky fakt rezulton nga gjetja e gjurmes se gishtave të këtij të pandehurine shishet plastike te gjetura ne ambjentin nga është hyre ne bankë dhe në afërsi të vrimës së hapur ne murin e bankës. Megjithëse, vjedhja mohohet prej këtij të pandehuri, gjurmet papilare dhe mbetjet biologjike te tij sipas aktit të ekspertimit të AND-së, pikërisht në sende te cilat jane perdorur nga autori, mbi sende që jane në afërsi me carjen e murit te bankës, me faktin që i pandehuri R.L nuk ka asnje arsye të ndodhej në ambjentin bodrum nga është hyre, i cili ka qenë dhe i mbyllur, me gjetjen e sendeve në banesën e tij si ato me te cilat është punuar edhe brenda bodrumit, si cekice, dalte, tuba hekuri, nuk kane shpjegim tjetër, pervecse provojnë në mënyrë të plotë autoresine mbi vjedhjen e bankës, si njeri prej autorëve të saj.
Gjithashtu, I pandehuri, me mbajtjen pa leje te fishekëve të armeve te gjuetisë që I janë gjetur ne banesë, ka konsumuar elementet e veprës penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i kodit penal.
Gjatë hetimeve, në ngarkim te të pandehurit R.L ne cështjen penale të mësipërme u bashkua edhe procedimi penal I regjistruar ne ngarkim të tij nga Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Parë, Kruje dhe i derguar për kompetencë prane Prokurorisë Tiranë.
Nga keto rrethana rezulton se I pandehuri R.L ka konsumuar edhe elementët e vepres penale te “Futja ose mbajtja e sendeve te ndaluara ne institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, parashikuar nga neni 324/a -1 i kodit penal, duke futur ne ambjentet e IEVP nje aparat celular, I cili eshte send I ndaluar, gjë që parashikohet në nenin 21 të Rregullores se Përgjithshme të Burgjeve, ku thuhet se në mjediset e brendshme të IEVP-së nuk lejohet të mbahen dhe të qarkullohen nga të paraburgosurit dhe të dënuarit pajisje transmetimi dhe komunikimi, përfshirë aparatet celulare dhe fotografike.
Për sa i përket të pandehurit A.B, ne shpjegimet e tij ai ka mohuar te ketë lidhje me ngjarjen, por pa mohuar shoqerinë me të pandehurin R.L. Për ditët e ngjarjes, ai ka deklaruar se ka qenë jashte Tiranes me familjen e tij, per leket që ju gjeten ne momentin e ndalimit ka deklaruar se I ka siguruar nga kursimet e tij dhe per daljen jashtë shtetit me të pandehurin R.L ka deklaruar se janë larguar për pushime.
Nga krahasimi I të dhënave dhe duke vleresuar ne unitet me provat e tjera, deklarimet e bashke të pandehurve, rezulton se deklarimet e të pandehurit A.B janë kontradiktore, që duke I cmuar si indicje të rëndësishme, të sakta dhe që duke u perputhur me njera tjetrën, në bazë të nenit 152/2 te K.Pr.Penale, të cojnë në nxjerrjen e faktit se I pandehuri ka kryer ne bashkëpunim me të pandehurin Roland Liti vjedhjen e bankës. Lidhur me rolin e tij në këtë veper penale, në bazë të rrethanave, duke filluar nga pamjet filmike, deklarimet e tij, te shtetasit A.B, vendndodhjeve të tij, rezulton se ka vepruar si bashke ekzekutor i vepres me te pandehurin R.L. panorama
ma.me