• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja/ Prokuroria ‘zbërthen’ masakrën e Don Boskos, dyshohet se sulmi në lokal ishte shenjë hakmarrje nga Martinaj

by Java News
14/03/2023 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentati në Don Bosko me një grua të vrarë dhe gjashtë të plagosur dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrje ndaj vrasjeve të ndodhura në Tiranë, Fushë-Krujë, Laç e Lezhë, ku në shënjestër ishin njerëzit e Ervis Martinaj, të cilët u ekzekutuan njëri pas tjetrit përgjatë dy viteve të fundit.

Këto janë dyshimet e forta të policisë sipas BW, e cila po heton për identifikimin e autorëve të masakrës së ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku dy persona të armatosur me kallashnikov, qëlluan me breshëri mbi lokalin në pronësi të Fatjon Muratit dhe vëllezërve të tij që ndodhet në rrugën Anastas Shundi.

Policia po heton disa nga njerëzit që kanë patur miqësi dhe lidhje me mbretin e lojërave të fatit, dhe prej zhdukjes pa gjurmë të Ervis Martinaj, ata ishin tërhequr dhe nuk shfaqeshin në publik. Ka dyshime të forta që ata janë riorganizuar gjatë këtyre muajve për të goditur në shenjë hakmarrje kundërshtarët e tyre. Megjithatë, asnjëri prej këtyre personave të skeduar nuk janë shoqëruar dhe sipas sistemit TIMS të paktën njëri prej tyre rezulton jashtë, por hetuesit thonë se ai mund të jetë kthyer sërish në fundjavë nga ky mund të kalojë pa u regjistruar.

Ndërkohë, shënjestra e atentatit, Fatjon Murati, i cili do të duhet të ishte në ‘arrest shtëpie’ është arratisur dhe dyshimet janë se është larguar jashtë vendit. Ai është dyshuar me herët për atentatin me 3 të vrarë tek mbikalimi i Fushës-Krujës, ku viktimë mbeti Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Në lokalin e Muratit, nga breshëria e armëve, humbi jetën banakierja Mimoza Paja, si dhe u plagos xhaxhai i Fatjon Muratit dhe 5 persona të tjerë, përfshirë dhe mbesën 10 vjeçe të viktimës. Për të rënë në gjurmët e autorëve policia po sekuestron kamerat e sigurisë, përgjatë rrugës që kanë ndjekur ekzekutorët nga Don Bosko deri në fshatin Likmetaj ku ata dogjën makinë që përdoren në atentat./m.j

Next Post
Beteja e paprecedentë/ Gjyqtarja refuzon hetimin e pasurisë së Berishës e Metës nga SPAK, çështja shkon në Gjykatën e Lartë!

Beteja e paprecedentë/ Gjyqtarja refuzon hetimin e pasurisë së Berishës e Metës nga SPAK, çështja shkon në Gjykatën e Lartë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

January 24, 2026
Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

January 24, 2026
“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

January 24, 2026
“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

January 24, 2026
U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

January 24, 2026
Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Analiza: A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e luftës?

January 24, 2026
“Emri i kandidatit për Tiranën, çështje ditësh”, Noka takon Tedi Blushin: Përjashtojmë nga bashkëpunimi Arlind Qorin

Sot opozita në Bulevard/ Paralajmëron valë protestash, Noka zbulon skenarët: Betejë kundër kthetrave të ‘kuçedrës’ që..

January 24, 2026
VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

January 24, 2026
Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

January 24, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In