• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja për kontrollin e policisë në kamp/ Dyshohet se MEK hakeroi 5 mijë kamera në Iran, publikuan video në Telegram nga trafiku në Teheran

by Java News
21/06/2023 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dosjen për vendimin e GJKKO për kontrollin në MEK, shkruhet se dyshohet se nga organizata “MEK” nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë kryer sulme kibernetike ndaj Republikës islamike të Iranit në periudha të ndryshme kohore si dhe ndaj institucioneve të shtetit Iranian.

Konkretisht, si edhe në detajet e tjera që Report Tv ka përcjellë, grupi dyshohet se ka hakuar mbi 5000 kamera sigurie të organeve shtetërore iraniane dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit.

Madje, sipas procesverbalit, thuhet se në një kanal në telegram, grupi “Kryengritja deri në Përmbysje”, që dyshohet se është i lidhur me anëtarët e MEK në Shqipëri, kanë publikuar video në rrjetin social nga pamjet e sigurisë që kishin hakeruar nga Irani. Në postimin e bërë në Telegram shkruhej se ishin pamje nga kontrolli i trafikut në Teheran.

“Në postimin e bërë me datë 13.06.2022, ora 18:34 konstatohet një video e dyshuar e marrë nga kamerat e rrugëve në qytetin e Teheranit, në të cilën ka një mbishkrim me emërtimin “TEHRAN TRAFFIC CONTROL”, shkruhet në dosje.

Anëtarët e MEK dyshohet se kanë kryer sulme dhe ndërhyrje të paligjshme kompjuterike jashtë Shqipërisë, nga baza e Manzës në periudh 2002-2023, duke u bërë shkak për kërcënime të vazhdueshme nga Irani në drejtim të vendit tonë. Episodi i parë i dyshuar është sulmi ndaj Ministrisë së Jashtme të Iranit të cilës në maj 2023 i janë kopjuar 210 faqe materiale dhe të dhëna prej 50 TB (terrabajt). Ky akt, sipas publikimeve në internet është kryer nga grupi i vetëquajtur “kryengritja deri në përmbysje”. Një tjetër episod, është ai i sulmit kibernetik ndaj bashkisë së Teheranit, dhe sistemit të kamerave rrugore atje, në vitin 2022, që dyshohet se është kryer nga MEK. Faqe të kontrolluara prej tyre, kishin bërë publike dokumentat dhe video nga trafiku rrugor në qytet te hackeruara dhe policia shqiptare e ka zbuluar duke fillura keshtu hetimet./m.j

Next Post
“Shantazh për tender”/ Kreshnik Spahiu: Video e Gjicit u filmua me urdhër të një personi VIP

Skandali seksual me Gjicin/ Vajza e videos pritet të merret në mbrojtje dhe të fitojë statusin e të penduarës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In