• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dosja për Ilir Metën është një nga më të kopsiturat në SPAK”, gazetari: Në celularin e Kryemadhit qëndron “kutia e Pandorës” për…!

by S T
23/10/2024 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka zbuluar detaje nga dosja e SPAK për ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta, duke e cilësuar atë si “një nga dosjet më të kopsitura” të Prokurorisë së Posaçme.

Ai përmendi se dosja përfshin tri procedime penale që lidhen me lobimin e ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në Shtetet e Bashkuara, si dhe një kallëzim lidhur me rastin CEZ-DIA dhe hetimin pasuror të çiftit Meta-Kryemadhi.Sipas informacionit nga dosja, Pirro Xhixha është emëruar kryetar i AKEP në kohën kur Meta ishte kryetar parlamenti dhe Kryemadhi deputete, me sugjerimin e LSI. SPAK pretendon se Meta dhe Kryemadhi kanë pasur ndikim në emërimin e Xhixhës për të promovuar interesat e tyre në fushën e telekomunikacionit.

Sipas gazetarit SPAK tregon se është bërë presion për të lehtësuar futjen e fibrave optike dhe për lidhjen e marrëveshjeve të interkonjeksionit mes një kompanie private celulare dhe UNIFICO Communication Inc.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është se në telefonin e sekuestruar të Kryemadhit janë zbuluar prova që lidhen me lobimin e LSI në SHBA, përfshirë komunikime mes Kryemadhit dhe Adrian Shatkos, drejtorit ekzekutiv të Strategic Solution. Dosja thotë se ata komunikojnë si ortakë dhe bashkëpunëtorë në biznesin e interkonjeksionit të thirrjeve telefonike.

“Është një nga dosjet më të kopsitura. Prokurorët që kanë hetuar dosjen janë prokurorët më të rëndësishëm të SPAK. Dumani, Kraja dhe prokurori Sotir Kllapi. Bëhet fjalë për 3 procedime penale që lidhen me lobimin e LSI në SHBA. Një kallëzim lidhur me rastin CEZ-DIA dhe hetimi pasuror i dyshes Meta-Kryemadhi.

Sipas dosjes thuhet se Pirro Xhixha u zgjodh kyretar i AKEP kur Meta ishte kryetar parlamenti dhe Kryemadhi deputete me sugjerimin e LSI. Sipas SPAK Meta dhe Kryemadhi kanë ndërhyrë në emërimin e tij në krye të AKEP.

Thuhet që është ndikuar me qëllim futjen e fibrave optike dhe lidhjen e marrëveshjeve të interkonjeksionit mes një kompanie private celulare dhe UNIFICO Communication Inc. Në dosjen e lobimit të LSI rezulton se kjo kompani ka paguar kompaninë Strategic Solution që është marrë me konsulencën e LSI në SHBA, me drejtor ekzekutiv Adrian Shatko. Në telefonin e sekuestruar të Kryemadhit qëndron kutia e Pandorës së zbardhjes së lobimit të LSI në SHBA. Aty janë gjetur komunikime të Kryemadhit me Shatkon.

Në dosje thuhet se organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se Shatko dhe Kryemadhi komunikojnë si ortakë dhe bashkëpunëtorë të biznesit të interkonjeksionit të thirrjeve telefonike”, u shpreh ai.

Next Post
Arrestimi i Ilir Metës, reagon DASH: SHBA mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë

Arrestimi i Ilir Metës, reagon DASH: SHBA mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

20 mijë euro ryshfet për ekstradimin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

February 7, 2026
Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

February 7, 2026
Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

February 7, 2026
U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

February 7, 2026
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavan 24-vjeçari në Shkodër

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavan 24-vjeçari në Shkodër

February 7, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 07 Shkurt 2026

February 7, 2026
Korçë/ Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, arrestohet 24 vjeçari

Korçë/ Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, arrestohet 24 vjeçari

February 7, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

A u rrëmbye Ilir Meta? Përgjigjet ish-Avokati i Popullit

February 7, 2026
Fshati piktoresk i Dardhës në Korçë tërheq një numër të madh vizitorësh, Rama: Energji e bukur!

Fshati piktoresk i Dardhës në Korçë tërheq një numër të madh vizitorësh, Rama: Energji e bukur!

February 7, 2026
Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme, çfarë ndodh me temperaturat

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In