• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja/ Kush është “Feste”, njeriu që akuzon SPAK se vrau Vis Dedajn e nënën e tij: Çfarë tregoi Coli për Lul Berishën

by Java News
26/05/2022 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festim Qoli, një prej personave të shpallur në kërkim nga SPAK dhe që në Durrës, njihet me nofkën “Feste”, është një nga njerëzit që jo vetëm se njihet si kontigjent në kartotekat kriminale të Policisë së Shtetit, por është evidentuar si njeriu që ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të Lulzim Berishës, që konsiderohet nga prokuroria si kapo i Bandës së Durrësit.

Një fakt i tillë ka dalë gjatë dëshmisë së dhënë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, nga bashkëpunëtori i Drejtësisë, Adriatik Coli, i cili ka rrëfyer se kur është kthyer nga Italia në Durrës, kishte mësuar se Lulzim Berisha dhe Festim Qoli, kishin pasur një konflikt ku në sherr e sipër Festim Qoli, e ka qëlluar me armë Lulzim Berishën.

Qoli, që tashmë akuzohet nga SPAK, për vrasjen e Ervis Dedaj dhe nënës së tij, Fatmira Dedaj, rezulton të ketë dëshmuar në procesin gjyqësor që zhvillohej kundër anëtarëve të Bandës së Durrësit, duke treguar se mes Lulzim Berishës dhe vetë atij, nuk ka pasur ndonjë përplasje me armë.

Por çfarë ka treguar në atë periudhë, Adriatik Coli, i cili në cilësinë e bashkëpuntorit të vrasjeve të bëra nga anëtarët e Bandës së Durrësit dhe si bashkëpuntor Drejtësie ka treguar se:

“…kam ikur në Itali, dy ditë pas vrasjes së Ilir Koldashit, në muajin tetor 2005. Unë kam qenë bashkautor, por më pas mësova se në Itali më kishin ndjekur persona që donin të më vrisnin. Në këtë kohë kam vendosur me vullnetin tim të lirë, të kthehem në Shqipëri dhe të paraqitem para organeve të drejtësisë për të deklaruar gjithçka dija lidhur me vrasjen e Ilir Koldashit, si dhe gjithë aktivitetin kriminal të grupeve kriminale të qytetit të Durrësit, në të cilat edhe unë ka qenë pjesë…” – ka treguar Coli.

Më tej ai ka shtuar se: “…në muajin dhjetor të vitit 1997, unë u ktheva në Shqipëri, pasi më ktheu policia gjermane. Kur u ktheva në shtëpi, përballë banesës time, kishte ardhur për të jetuar një familje e re. Pjesëtar i kësaj familje ishte shtetasi Lulëzim Berisha, i moshës rreth 35 vjeç. Unë këtë shtetas e njihja. Si rezultat i fqinjësisë ne krijuam shoqëri me njëri-tjetrin, e cila u forcua akoma dhe më shumë, pasi Lulin e qëlloi me pistoletë, Festim Qoli, të cilin e thërrisnin “Feste”. 

Kjo ngjarje ka ndodhur në verë, ndoshta në vitin 1998, tek lokali “Xhorxhit të Nores” që ndodhet në afërsi të “Nish Gomës” së vjetër në Durrës. Nga Luli dhe persona të tjerë kam mësuar se së bashku me “Festen”, atë ditë që u qëllua Luli ka qenë edhe K.P. Të dy këto shtetas kanë qëlluar ndaj Lulit. Edhe Luli i kishte qëlluar këta të dy me pistoletë, po nuk i kishte goditur. Unë kam mësuar se shkaku i përplasjes me armë midis “Festes” dhe Lulit ishte banal…” – tregon Adriatik Coli./m.j

Next Post
Përmbysje apo ndryshim?

Lleshaj: Nuk kemi arritur të presim burimin që na lind kriminelë të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In