• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja KSAMILI / Zbardhet vendimi që liroi burrin e gjyqtares Andrea

by A R
19/02/2017 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë zbardhi dje arsyetimin e vendimit që nxori nga qelia Odhise Andrean, bashkëshortin e gjyqtares së pezulluar të kësaj gjykate, Majlinda Andrea, raporton “Panorama”.

Vendimi i shpallur më 12 janar 2017 ndryshoi masën e sigurisë të caktuar në mungesë për Odhise Andrean “arrest në burg”, në atë të “arrestit shtëpiak”. Ai u lirua vetëm tri ditë pasi u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës, në një kohë që ishte shpallur në kërkim që prej korrikut 2016.

Megjithëse citon vendimin e saj të ndërmjetëm për “deklarimin e ikjes së personit nën hetim, Odhise Andrea”, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë nuk përmend në asnjë moment faktin që Andrea iu fsheh hetimit për gati 6 muaj. “Panorama” ka siguruar një kopje të vendimit të përbërë nga 12 faqe, ku zbardhen arsyet që bindën Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë të ndryshojë vendimin.

Sipas vendimit, pro lirimit të Andreas kanë votuar gjyqtarët Evelina Qirjako, Medi Bici dhe Artan Zeneli, ndërsa kundër kanë qenë Ardian Dvorani dhe Shkëlzen Selimi. Aktualisht, bashkëshortët Andrea po gjykohen në Gjykatën e Lartë për akuzën e “korrupsionit”. Ata dyshohet se kanë marrë një ryshfet prej 50 mijë eurosh, në këmbim të një vendimi të favorshëm në një çështje që shqyrtohej nga gjyqtarja Andrea.

DOSJA

“Rezulton se i pandehuri Odhise Andrea dispononte në kohë reale informacione në lidhje me çështjen civile dhe zhvillimin e saj, informacione që mund të disponoheshin vetëm nga e pandehura Majlinda Andrea, me cilësinë e gjyqtares pranë Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht dhe anëtare e trupit gjykues të çështjes civile për të cilën interesoheshin të pandehurit Petraq Dashi, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino…. Duke çmuar vlerën provuese të të gjitha burimeve të provës të administruara, provohet se të pandehurit Odhise Andrea dhe Majlinda Andrea, bashkëshortë, në bashkëpunim me njëritjetrin, kanë marrë nga i pandehurit Petraq Dashi shumën 50.000 euro, me qëllim dhënien e një vendimi gjyqësor civil në Gjykatën e Lartë në favor të të pandehurve Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino, nisur nga fakti se e pandehura Majlinda Andrea ishte një nga anëtarët e trupit gjykues që ka gjykuar çështjen civile për të cilën interesoheshin shtetasit që kanë paguar shumën prej 50.000 eurosh”, citohej dosja e Prokurorisë së Përgjithshme në vendimin e gjykatës.

PSE U LIRUA

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka radhitur tri argumente kryesore që e bindën në lehtësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Fakti që i pandehur Odhise Andrea u vetëdorëzua në datën 09.01.2017, rreth orës 22:00, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, siç rezulton nga procesverbali “Mbi ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë Tiranë me nr. 16, datë 16.07.2016, për caktimin e masës së sigurimit për shtetasin Odhise Andrea, si dhe të urdhrit të Prokurorit për ekzekutimin e vendimit penal”, tregon qartë se nuk ekziston më mundësia e largimit të tij, për sa kohë vetë ky i pandehur, me vullnetin e tij të lirë, është dorëzuar para organeve të drejtësisë, duke shpjeguar para gjykatës edhe versionin e tij të fakteve dhe të rrethanave që pretendohet se kanë ndodhur. Së dyti, Kolegji Penal arsyeton se të gjitha provat, të cilat mund të merreshin në lidhje me hetimin e kësaj çështjeje në fazën e hetimeve paraprake të hetimeve dhe që nuk mund të përsëriten më, janë marrë nga ana e organit të akuzës dhe nuk ka më asnjë lloj mundësie që i pandehuri Odhise Andrea të ketë mundësi efektive për t’i prishur apo zhdukur ato. Gjykata rivë në vëmendje se bashkëshortja e tij, Majlinda Andrea, me vendimin e ndërmjetëm të datës 19.12.2016 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, vazhdon të jetë e pezulluar nga ushtrimi i detyrës.

Ky Kolegj, thuhej në vendim, vlerëson se në gjendjen në të cilat ndodhen aktet, në kushtet ligjore në të cilat ndodhen të pandehurit e tjerë, i pandehuri Odhise Andrea nuk rrezikon më të prishë provat e marra apo të ndikojë në ndonjë lloj mënyre për të marrë prova të tjera.

“I PARREZIKSHEM”

Duke iu referuar neneve përkatëse në Kodin e Procedurës Panele, Kolegji arsyetonte se masa e sigurimit “arrest në burg” e dhënë në datën 16.07.2016 nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë është e papërshtatshme në kushtet aktuale, pasi kjo masë nuk i përgjigjet rrezikshmërisë së të pandehurit Odhise Andrea, i cili është një person që ka punuar në strukturat e Policisë së Shtetit, është i padënuar dhe pa precedentë të mëparshëm penalë. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson në këtë moment se, nisur nga rrethanat e faktit dhe personaliteti i të pandehurit, nuk ka më rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj, me veprën penale për të cilin ai po procedohet.

“KARRIERA NE POLICI”

Në caktimin e llojit të masës së sigurimit, në zbatim të parashikimeve ligjore të vendosura nga ligjvënësi dhe cituara si më sipër (…mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga Kodi Penal…), ky Kolegj konstaton se nuk vërtetohet ekzistenca e rrethanave rënduese në raport me veprën penale dhe autorin e dyshuar të saj.

Në çështjen objekt shqyrtimi, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson të mbajë parasysh se i pandehuri Odhisa Andrea nuk është përsëritës, ai ka ushtruar detyra të rëndësishme shtetërore si punonjës karriere në strukturat e Policisë së Shtetit (edhe në nivele drejtuese) dhe së fundi ka qenë duke ushtruar detyrën e këshilltarit pranë Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë.

Për këtë arsye, ky Kolegj vlerëson se masa e sigurimit personal “arrest në burg” e vendosur ndaj këtij shtetasi nuk i përgjigjet shkallës së rrezikshmërisë ndaj këtij personi dhe çmon se jemi para kushteve ligjore për të bërë zëvendësimin e masës së sigurimit personal, duke i dhënë të pandehurit Odhise Andrea masën e sigurimit personal më të përshtatshme për momentin dhe gjendjen në të cilën ndodhet gjykimi. /b.d

Next Post
Shqiptari i ulet në gjunjë, historia e tij përlot Bill Klinton

Shqiptari i ulet në gjunjë, historia e tij përlot Bill Klinton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In