• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dosja Kareli”/ Greqi, nis gjyqi ndaj gardianëve që torturuan shqiptarin

by A R
04/01/2016 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka filluar mëngjesin e së hënës në Gjykatën e Selanikut gjyqi i shumëpërfolur i gardianëve të burgut të akuzuar për vdekjen e të dënuarit shqiptar Ilia Kareli, në burgun e Nigritës, në mars të vitit 2014.

Gjyqi është ndërprerë përkohësisht për të rifilluar pas pak, pas një kërkese të avokatëve të të akuzuarve, të cilët kërkojnë të dinë nëse po zhvillohet një hetim paralel për gardianët e burgut të parë të Malandrinos si dhe për oficerët e rajonit policor të Iteas që e transferuan. Sipas dëshmitarit të parë, një prej policëve që kanë transferuar Karelin nga njëri burg tek tjetri, pasi ka parë disa prej fotografive, ka dëshmuar se i dënuari ka pasur shenja në sy dhe në kurriz kur është marrë në dorëzim prej policëve për ta çuar në burgun e Nigritës.

Për këtë arsye, pala mbrojtëse ka kërkuar që të hetohet më parë për shenjat e dhunës së ushtruar në burgun e Malandrinos dhe në rajonin e policisë gjatë transferimit. Vlen të përmendet se kësaj here në gjyq nuk ka asnjë përfaqësi ligjore për viktimën, ndërsa përfaqësuesja nga Konsullata e Përgjithshme e Selanikut, Pavlina Evro, është e pranishme.
Në bankën e të akuzuarve qëndrojnë 13 gardianë, të cilëve u atribuohet akti i torturave të dhunshme në bashkëpunim, nga të cilat është shkaktuar edhe vdekja e të burgosurit. Për të njëjtën çështje akuzohet edhe ish-drejtori i burgut të Nigritës, i cili përballet me akuzën e veprës penale të nxitjes së aktit dhe të mbështetjes së fajtorëve.

Në sallë janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit, përveç njërit që përfaqësohet nga avokati i tij. Të pyetur nga trupa gjyqësore nëse pranojnë aktakuzën, ata të gjithë kanë deklaruar se nuk pranojnë asnjë prej atyre akteve që u atribuohen.

Njëri madje ka deklaruar se është i pafajshëm, ndërsa një tjetër ka thënë në mënyrë karakteristike se “nuk kam asnjë lidhje me akuzat që po përballem”.

Çështja “Kareli” konsiderohet si çështja më e bujshme e torturave ndaj një të burgosuri në burgjet greke. Ajo i ka fillesat e saj në 25 mars të vitit 2014 kur i burgosuri shqiptar Kudret Kume, i njohur si Ilia Kareli, ka plagosur për vdekje një roje grek në burgun e Malandrinos. Tre ditë më pas, gjatë transferimit të tij në institucionin penitenciar të Nigritës, 90 km larg Selanikut, rojet e këtij burgu, duke dashur ta ndëshkojnë për vdekjen e kolegut të tyre, e kanë torturuar në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke shkaktuar tek ai dëmtime të shumta dhe të rënda trupore si dhe thyerje të brinjëve, të kafazit të kraharorit, të cilat sollën pas disa orësh edhe vdekjen e Ilia Karelit.

Në dosjen e Këshillit Gjyqësor të qytetit të Serresit, ku ka filluar për herë të parë procesi i hetimit të çështjes, midis të tjerash shkruhet se “pas mbërritjes së Ilia Karelit në burgun e Nigritës dhe gjatë qëndrimit të tij në zonën e pritjes, prej orës 15.55 minuta deri në 18.32 minuta, kur është çuar në qelinë e tij, rojat e burgut kanë ushtruar mbi të tortura në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme. Fraktura dhe aktet e torturave të vazhdueshme kanë shkaktuar pas disa orësh vdekjen e Ilia Karelit”.

Lista e dëshmitarëve përmban 65 persona, midis tyre kolegë të gardianëve nga burgjet e Malandrinos dhe Nigritës, policë të shërbimeve të ndryshme si dhe një të afërm të familjes së viktimës.

/ Top Channel

Next Post

Totenham rivalizon Interin e Juven për Lavezzin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Tare: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Tare: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

December 7, 2025
Horror në Greqi! Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja futet në market për të shpëtuar

Horror në Greqi! Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja futet në market për të shpëtuar

December 7, 2025
“Tashmë është shumë vonë!”, Roland Bejko: Basha nuk bëri asgjë për 7 muaj, as detyrën e tij si kryetar

Bejko: Alimehmeti i frikësuar për karrierën. Berisha nuk pranon kundërshtarë!

December 7, 2025
Ndërhyrje, intriga dhe manipulime sekrete: 80 vite marrëdhënie mes SHBA-ve dhe Europës

Ndërhyrje, intriga dhe manipulime sekrete: 80 vite marrëdhënie mes SHBA-ve dhe Europës

December 7, 2025
Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

December 7, 2025
Kthjellime dhe vranësira, reshje të lehta në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira, reshje të lehta në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot

December 7, 2025
Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In