• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja/ Ilaç kundër insekteve për dëshmitarin Luftar Reçi, si e porositi “Reqi i Korçës” punonjësin e burgut për ta ‘hequr qafet’. 100 mijë euro…!

by Java News
04/03/2022 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Kur i penduari i SPAK-ut Lulftar Reçi kërkoi kohë për t’u menduar për ofertën 260 mijë USD dhe një shtëpi për gruan, në këmbim të ndryshimit të dëshmisë që implikonte Emiljano Shullazin në vrasjen me bombë të Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi në vitin 2005, ndërmjetësit nisën zbatimin e planit B, për ta helmuar në burg. Më 28 dhjetor 2021, Elton Goskova, i njohur si Reqi i Korçës, është takuar me punonjësin e Burgut të Drenovës, Emiljano Peleshko, me qëllim për të hequr qafe bashkëpunëtorin e drejtësisë, Lulftar Reçin, duke helmuar. SPAK kishte zbuluar tashmë planin A, për blerjen dhe korruptimin e Reçin, ndërsa po monitoronte edhe planin B.

Reqi i Korçës i ka ofruar Peleshkos 100 mijë euro për t’i hedhur pesë pika helm Luftar Reçit në ushqim, ndryshe e priste plumbi. Peleshkos i ka thënë Elton Goskovës (Reqi) që ‘do të flasim prapë’, me qëllim për të fituar kohë dhe për të koordinuar veprimet me SPAK-un. Takimi i dytë është zhvilluar tek ‘Terminali’ në Korçë. Krahas Reqit të Korçës, në makinë ishte edhe një person i maskuar, i cili i ka treguar një pistoletë, duke i kërcënuar se do ta vriste nëse nuk hidhte helmin në ushqimin e Luftar Reçit.

“Ky personi më tha se do t’i thuash atit se nuk e njoh Shullazin. Në këtë moment ju drejtuar Reqit, “Po qe se nuk thotë, se nuk e njoh Shullazin, çfarë ka ai, grua, fëmijë t’ja vrasim dhe t’ja hedhim në kosh të plehrave”. Reqi i tha: Ai (Luftari) ka gruan në Korçë, por prit një se është herët. Le të jetë tha personi se atit ja q.. ropt unë. Në këtë moment i thotë Reqit: Po sikur ta vrasim këtë e t’ja q… ropt e ta hedhim në kosh si thua? Reqi i tha: Jo se është miku jonë ky, ç’punë kemi me të?

Me dërguan deri tek IEVP Drenovë dhe rreth 150 m, pa arritur tek porta e IEVP ndaluan dhe personi që ishte në vend të parë, më zgjati dorën dhe më dha një shishe farmacie me ngjyrë kafe dhe më tha: Ju e merrni ushqimin e tij (Luftari) dhe ja çoni në dhomë, ke mundësi të hedhësh 5 (pesë) pika nga ky ilaçi që ka shishja në ndonjë vend pa kamera dhe t’ja japësh Luftarit që ta hajë. Personi që ma dha më tha: Nëse nuk e bën këtë punë të pret plumbi”, ka rrëfyer Emiljano Peleshko.

Shishja e farmacisë ngjyrë kafe, që Reqi i Korçës dhe shoku i tij i kanë dhënë Emiljano Peleshkos për t’i hequr 5 pika në ushqimin e Luftar Reçit, ishte një insekticid që vepronte kundër insekteve të drurëve dhe perimeve. Ekspertimi kimik është bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Në aktin e ekspertimit thuhet se “Lënda e zbuluar në përmbajtje e lëngshme bën pjesë në grupin e Piretroideve-insekticide me spektër të gjerë veprimi, klasifikohet si helm i klasit të dytë me veprim të shpejtë nëpërmjet kontaktit dhe aparatit tretës, rekomandohet te përdoret si insekticid në drurët frutore dhe perime, gjithashtu rekomandohet përdorimi i veshjeve mbrojtëse të shëndetit gjatë spërkatjes”.

Finalizimi i eliminimit fizik i bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi është parandaluar nga SPAK, duke arrestuar Reqin e Korçës dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij bashkë me Ervis Kosovën./ Shqiptarja.com/m.j

Next Post
Rekomandimi i OSBE për të dhënat personale, Yuri Kim: E drejta e qytetarëve për të votuar pa presion, bazë e demokracisë

Putin akuzoi se në Ukrainë po luftojnë mercenarë shqiptarë/ Yuri Kim: Gënjeshtër për të hequr vëmendjen nga e vërteta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In