Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka quajtur të pafalshme çdo vonesë që bëhet për nxjerrjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri para përgjegjësive penale.
Ai gjithashtu akuzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, se me shkarkimet në policinë e Elbasanit po kërkon të tërheqë vëmendjen nga ngjarja më e nxehtë e momentit që është dosja “Habilaj”.
““Dua ta nisë me një përgëzim për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, SHISH dhe partnerët që bënë të mundur kapjen e një sasi droge në Vlorë, pronë e klanit Habilaj-Tahiri dhe t’ju bëj thirrje organeve të veprojnë pa vonesë për vënien para përgjegjësisë të autorëve. Pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali, Prokuroria duhet të veprojë pa vonesë, të vërë prapa hekurave të gjithë anëtarët e këtij klani të rrezikshëm mafioz, duke nisur me Saimir Tahirin”, tha kreu i demokratëve.. Dënoj përpjekjet e Çakos dhe kupolat e policisë së shtetit për të tërhequr vëmendjen nga ky operacion i suksesshëm, i cili ndodhi deri në momentin kur nuk e parandalonin dot. Opozita ka denoncuar prej 1 muaji ngjarjet e rënda të Elbasanit. 4 tonshi i kapur sot në Vlorë është maja e ajsbergut. Ka vetëm një rrugë për ta nxjerr vendin nga kriza, largimi i Ramës dhe krijimi i qeverisë anti-mafia, që përmes reformës zgjedhore do garantojë zgjedhje të lira e të ndershme,” tha Basha.
a.ç










