Kete te marte pasdite, ora 15:00 do te zhvillohet gjyqi ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.
Ne seancen e fundit avokati i viktimave Dorjan Matlia kerkoi te njihet me materialet dhe listën e dëshmitarëve të dorëzuar nga mbrojtja.
Avokatët mbrojtës iu përmbajtën listës me 90 dëshmitarë mes tyre edhe personalitete të huaja ushtarake dhe politike.
Prokurori Arben Kraja u shpreh kundër këtyre emrave pasi sipas tij Mediu akuzohet për një fakt penal konkret dhe jo për procesin e demontimit.
Avokati i viktimave kërkoi si dëshmitar të paraqitet edhe ish kreu i bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili. Ai ishte në të njëjtën linjë me SPAK për personalitetet e huaja të cilët sipas tij do zvarrisnin procesin.
Gjykata pritet te shprehet sot për listën e dëshmitarëve.
/a.r