• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja Frroku/ Në Hollandë nis hetimi administrativ pas “ngërçit” me shenjat e gishtërinjve

by Java News
01/05/2016 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Problemi që u konstatua me shenjat e gishtave të Arben Frrokut ka cuar në nisjen e hetimit administrativ nga policia e Holandës. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Ora News, ndësa hetimi do të përcaktojë nëse problemi është përgjegjësi e autoriteteve holandeze apo atyre shqiptare.

Policia e Amsterdamit ka nisur hetimin administrative për të gjetur shkaqet që çuan në vonesën e identifikimit dhe më pas arrestimit të Arben Frrokut.

Hetimi ka nisur me qëllim shmangien e çdo dyshimi të mundshëm mbi veprimet e agjentëve të tyre që kanë shqyrtuar rastin Frroku në Hollandë.

Ky fakt u është bërë i ditur zyrtarëve të lartë të Policisë Shqiptare nga ana e përfaqësuesve diplomatikë të Holandës në Tiranë.

Burimet konfirmojnë se përfaqësues të vendeve të Beneluksit kanë diskutuar me drejtuesit e Policisë, të cilëve u kanë shprehur qëndrimin se vonesa gati 2-mujore në identifikimin e Arben Frrokut duket e dyshimtë dhe për këtë arsye po punohet që të përcaktohen përgjegjësitë e mundshme gjatë procedurës.

Në përfundim të hetimit të brendshëm, do të vlerësohet nëse proçedura ka hasur në probleme për shkak të palës holandeze apo të palës shqiptare.

Më konkretisht, diplomatët në Tiranë kanë konfirmuar se ata janë vënë në dijeni vetëm në fillim të kësaj jave mbi ndalimin e Frrokut në Holandë dhe u vunë menjëherë në lëvizje, duke komunikuar me autoritetet në Amsterdam, si edhe duke realizuar koordinimin me Interpol Tirana.

Nga veprimet e deritanishme, duket se problemi është konstatuar në identifikimin e Arben Frrokut nëpërmjet gjurmëve të gishtërinjve.

Policia holandeze po kryen verifikimet administrative për të vlerësuar nëse është bërë procedura e skanimit të gjurmëve të gishtave të Frrokut që në momentin e ndalimit të tij, ku ka paraqitur pasaportën me emrin Renato Tsepa.

Nëse do të rezultojë se gjithçka në Hollandë është kryer në bazë të procedurave strikte, atëherë duhet konsideruar fakti se problem në identifikimin e Arben Frrokut qëndron tek pala shqiptare, e cila nga ana e saj nuk konfirmon të ketë nisur asnjë procedurë verifikuese.

Javanews/ a.k

Next Post

Rrëfimi i të riut: Hoqa thikat nga shtëpia nga frika e gruas që kishte 5 dashnorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

March 18, 2026
Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

March 18, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha refuzoi rezolutën për Iranin në Kuvend, ‘flirt’ me ajatollahët?!

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In