• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOSJA E SPAK/ Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë: Do privatizojmë terrenet sportive, nuk do lëmë asnjë stadium në Tiranë!

by S T
16/09/2024 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Dosja e SPAK që e shpall Sali Berishën të pandehur për korupsion pasiv, në lidhje me privatizimin e klubit “Partizani”, ka skandale në çdo kapitull apo paragraph të saj. Disa kanë dalë e janë folur prej kohësh me procedurat e paligjshme dhe transferimin e një prone që nuk ekziston në asnjë regjistë.

Por skandali më serioz ndodhet në një procesverbal të mbledhjes së qeverisë së datës 18 qershor 2008. Në dosjen e SPAK është pasqyruar procesverbali i mbledhjes së qeverisë së asaj date.

Mbledhje, ku mungonin ministry i Jashtëm, Lulzim Basha dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Ylli Pango. Të cilët përfaqësohesin nga zëvendësministrat përkatës Anton Gurakuqi dhe Ekrem Spahia.

Në mbledhjen e 18 qershorit 2008, do të duhej të diskutohej një propozim i ministrit Ylli Pango për një rishikim të ligjit nr. 9376 datë 21.04.2005 “Për Sportin”.

Pango propozonte që objektet sportive mund tu jepen në koncesion apo pronësi të tretëve pa ndryshuar destinacion. Që do të thotë çdo object sportive, d të duhet të mbetet sportiv.

Por në mbledhjen e qeverisë, Sali Berisha, tregon hapur se është i xhindosur nga propozimi i Ylli Pangos dhe i vërvitet pa mëshirë Ekrem Spahisë.

Berisha, është i tërbuar nga ideja se një ministër i tij po i del kundër privatizimit të Klubit Partizani. E siç ka ndodhur më pas, del se edhe shkarkimi “9 minutësh” i Pangos, duket qartë se nuk ka pasur as motiv politik, as elektoral, por ka lidhje direkte me privatizimin e Klubit Partizani.

Në dosjen e SPAK është dialogu ndërmjet Ekrem Spahisë dhe Sali Berishës, që në fakt është një presion i hapur, jo për vshët e një zv.ministri pa peshë dhe pa fuqi, por për të gjithë ata politikanë të PD-së që i kundërvihen vullnetit të familjes Berisha.

Madje, kryeministri thotë qartë se jo veëm klubi Partizani do të duhet të privatizohet, por edhe stadiumet e terrenet e tjera sportive.(Të faksimilet e dosjes së SPAK janë të gjitha diskutimet në mbledhjen e qeverisë të 16 qershorit 2008.

Berisha thotë në mbledhje, duke akuzuar Ylli Pangon për lobing ndaj Presidentëve të klibeve të futbollit, se nëse ka procedura të sakta nuk ekziston asnjë terren sportive në Tiranë. Dhe përmend në fillim Stadiumin “Qemal Stafa”, “klubin Partizani” dhe kubin “Dinamo”.

“Nuk ekzistojnë stadiume në Tiranë, po të isha unë kryetar bëshkie, e po e bëri ai e përgëzoj. Stadiumet nuk duhet në mes të qytetit, duhet të dalin anash”, thekson Sali Berisha.

Vetëm nëse shikon procesverbalin e qeverisë shikon qartë se Sali Berisha ju bën të ditur çdo ministry se nuk duhet të pengojnë vullnetin e familjes së tij.

Në mbledhjen së qeverisë së 16 qershorit, qeveria vendos ndryshimet në ligjin për Sportin, duke lejuar që kur ka pronar objektet sportive u jepet atyre, duke u lënë dorë të lirë që të ndryshojnë destinacionin, ndërkohë nëse jepen në koncension, nuk duhet të ndryshohet destinacioni, pra prona duhet të përdoret si terren sportiv.

Projektligji miratohet më 21 korrik 2008 dhe hyn në fuqi më 16 gusht 2008.

Ylli Pango, ministër u Kulturës i kohës, kur është pyetur nga SPAK, ka deklaruar se privatizimi i objekteve sportive ka ardhur si rrjedhojë i një kërkese të kryeministrit që ministritë e linjës të përgatisin aktet.

Next Post

Familja Berisha ka tentuar t’i japë shtetit fytyrën e vet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In