• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja e Prokurorisë/ Si i dhunonte fëmijët Anjeza Shabani: ‘Kokëderr’, ‘Debil’, ‘Kafshë’

by Aalison Pearse Stevens
08/10/2016 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurën Anjeza Husha, e akuzuar për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturve”, 3 herë, si edhe për “Fshehje të të ardhurave”.

E pandehura, e cila është hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg” akuzohet se, në cilësinë e drejtueses së një kopshti të paliçensuar, ka keqtrajtuar tre fëmijë që qëndronin në ambjentet e administruara prej saj. Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Tiranës, rezulton se:

Që prej muajit Shtator të vitit 2015, e në vijim, e pandehura Anjeza Husha ka ushtruar aktivitetin e kopështit privat të fëmijëve, me logon “DIREN”, në katin e dytë të një ndërtese 3-katëshe, të ndodhur në Sauk të qytetit të Tiranës. Këtë aktivitet, ajo gjatë gjithë kohës jo vetëm që e ka ushtruar pa licensën përkatëse dhe e pa regjistruar në organet tatimore, por edhe duke keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht fëmijët që frekuentonin kopështin në fjalë. E pandehura ka marrë në mënyrë sistematike nga prindërit e fëmijëve pagesat mujore dhe nuk ka derdhur në arkën e shtetit, detyrimet tatimore për këto pagesa.

Në muajin Shtator të vitit 2015, në këtë kopësht është regjistruar edhe fëmija R.A dhe midis prindërve të tij dhe të pandehurës, është rënë dakort për një pagesë mujore në shumën prej 17.000 lekësh. Rreth muajit Janar të vitit 2016, e në vijim, e pandehura në mënyrë të përsëritur e pandehura është sjellë ashpër me fëmijën R.A, duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij, nëpërmjet pickimeve, goditjeve me shpulla, kapjes me duar etj.

shabani

Në paraditen e datës 14.06.2016, e pandehura në një gjëndje të dukshme nervozizmi ka marrë përdore fëmijën R.A dhe duke e tërhequr e ka goditur atë 3-4 herë me pëllëmbë në të dy duart. Njëkohësisht ajo i është drejtuar fëmijës me ton të lartë ne fjalët “Pusho-pusho” dhe mbasi e ka futur tek një nga dhomat e kopështit, e ka lënë aty të vetëm dhe duke qarë. Mbas rreth një minute, ajo është kthyer përsëri dhe duke i thënë “pusho” e ka marrë me vete duke u larguar për një moment nga dhoma. E ka rikthyer përsëri të vetëm në dhomë dhe mbas rreth dy minutash e ka marrë përsëri, duke e ulur në një karrige, në ambientin ku ndodheshin edhe fëmijët e tjerë të kopështit. Mas pas, në këtë ambient, ajo ka filluar që të sillet në mënyrë agresive me fëmijën R.A, duke ushtruar përsëri dhunë fizike ndaj tij. Fillimisht, ajo me dorën e saj të majtë i ka tërhequr veshin e djathtë fëmijës, duke e tërhequr me forcë nga atë karrigia dhe goditur një herë në kokë me pëllëmbën e majtë. Mandej ajo i është drejtuar me fjalët “R…R…., do të duroj ty, kur të them pusho-pusho” dhe e ka larguar nga ambienti. Pas rreth një minute, ajo e sjell përsëri fëmijën R.A. në ambientin ku ndodheshin edhe fëmijët e tjerë, duke i thënë“Hajde këtu shpirti im, ti je shumë i mirë”. Por, fëmija ka vazhduar që të qajë me zë të lartë dhe shtetasja Anjeza Husha i është drejtuar me ton të lartë me fjalët “pusho, pusho, pusho, mos të dëgjoj më, djalë i keq”. Ndërsa fëmija vazhdonte të qante, ajo i ka thënë “pusho, pusho, qepe gojën Rain. Mos t’a dëgjoj zërin. Ashtu, shëët, shëët, qepe. Pusho-pusho-pusho. Xhan-xhan Rain” dhe është larguar. Pas rreth 15 minutash, e pandehura Anjeza Husha është kthyer përsëri dhe i është afruar fëmijës dhe është përpjekur që t’a qetësojë duke e ledhatuar, puthur në dorë dhe afruar pas vetes. Ajo është përjekur që edhe të luajë me fëmijën dhe ndërsa ky vazhdonte të qante i terrorizuar, ajo është ngritur për t’u larguar dhe i është drejtuar me fjalët         “pusho-pusho-pusho, oj ky, sa më mirë aq më keq. Qepe gojën e mos t’a dëgjoj më zërin, pusho, qepe, shët”. Për shkak të veprimeve të saj të dhunës, fëmijës R.A. i janë shkaktuar dëmtime fizike, të cilat hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, të cilat sjellin për pasoja humbjen e aftësisë së përkohëshme për punë në masën deri në 9 (nëntë) ditë (në rastet e të rriturve).

Në muajin Shtator të vitit 2015, në kopështin e të pandehurës Anjeza Husha, është regjistruar edhe fëmija A.K. Gjatë kohës që ky fëmijë ka qëndruar në kopësht është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga e pandehura, pasi ajo në mënyrë sistematike i ka shkulur veshin, pickuar, gjuajtur me shkelma, bërtitur, fyer me fjalët “kokëderr”, kafshë” dhe mbuluar kokën me batanije edhe pse mund të ishte vapë. Mbas dy muajve që fëmija A.K. ndodhej në kopësht e në vijim, prindërit e tij kanë vënë re se ai ka filluar të shfaqë shqetësime të ndryshme, duke u zgjuar disa herë gjatë natës, qarë dhe ulëritur pa shkak. Në dy raste ata kanë konstatuar shenja dhune dhe konkretisht të nxira në kofshë dhe në shpinë. Për këtë fakt ata kanë vënë në dijeni të pandehurën, por ajo u ka shpjeguar se fëmija ishte zënë me një fëmijë tjetër. Duke qenë se gjëndja ka vazhduar e njëjtë, prindërit e kanë hequr fëmijën nga kopështi, diku rreth datës 10.06.2016.

Në të njëjtën periudha në kopësht është regjistruar edhe fëmija E.K. Gjatë kohës që kjo fëmijë ka qëndruar në kopësht është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga e pandehura Anjeza Husha, pasi ajo në mënyrë sistematike i ka shkulur veshin, flokët, pickuar, gjuajtur në gjithë trupin, bërtitur, fyer dhe mbuluar kokën me çarçaf edhe pse mund të ishte vapë. Mbas vajtjes në kopësht fëmija ka paraqitur shqetësime të ndryshme si trëmbje në gjumë gjatë natës dhe qarje pa shkak. Ajo nuk donte të shkonte në kopësht dhe u thoshte prindervë se aty i shkulnin flokët, i tërhiqnin veshin, e fyenin duke i thënë “debile, kafshë, etj.”. Megjithëse babai i saj ja kishte paraqitur këto fakte të pandehurës, ajo i kishte mohuar faktin që E.K. të ishte keqtrajtuar në kopësht. Por, duke e parë se gjëndja e fëmijës ishte shqetësuese ai e kishte hequr nga kopështi.

Next Post
Disa maturantë protestë para Kryeministrisë: Rregullat u ndryshuan në mes të ‘lojës’

Disa maturantë protestë para Kryeministrisë: Rregullat u ndryshuan në mes të ‘lojës’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Në rrethinat e një grushti

February 9, 2026
Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

February 9, 2026
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

February 9, 2026
Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
Prokuroria kërkon 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK: Vranë serbë, shqiptarë dhe romë që i konsideronin armiq

Prokuroria kërkon 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK: Vranë serbë, shqiptarë dhe romë që i konsideronin armiq

February 9, 2026
Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

February 9, 2026
Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In