• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja e krimeve serbe në valixhet e shqyera të Kosovës!

by Java News
27/11/2020 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sikur politika, institucione dhe shoqëria e Kosovës të punonin dhe të koordinonin aktivitetet rreth përpilimit të një dosje voluminoze mbi krimet serbe, askujt në Beograd, as në Bruksel nuk do t’i shkonte në mendje të merrej me krimet e supozuara dhe të hamendësuara të shqiptarëve të Kosovës. Prandaj nevojitet urgjentisht aktivizimi i të gjitha resurseve shtetërore e shoqërore në procedimin krimeve serbe të kryera në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë zhurma false e procesit në Hagë kundër ish krerëve të UÇK-së do të humb në detin e madh të masakrave e dhunimeve serbe

Nga Mehmet PRISHTINA

Nevoja për të monopolizuar lavdinë e luftës përmes botimit të librave të ndryshme, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë individë të caktuar, zakonisht të veshur me pushtet, e ka zhvendosur totalisht vëmendjen e opinionit publik, duke krijuar një pasqyrë të rrejshme se këtu ka pas vetëm lavdi, por jo dhe  viktima dhe sakrifica. Nga kjo mënyrë e paraqitjes së njëanshme të narrativave mbi luftën e fundit në Kosovë, Serbia ka dalë të jetë përfituesja më e madhe, për arsye se kundër saj askush nga Kosova nuk ngriti ndonjë padi në gjykatat ndërkombëtare. Lavdia e mbështjellë me marketing politik e ka larguar Kosovën nga beteja ndërkombëtare e drejtësisë dhe për pasojë shumë vrasje, dhunime, masakra, djegie e shkatërrime kanë ngelë vetëm shkronja të vdekura në disa libra të cilat ma tepër kanë promovu autorë të caktuar se sa që kanë provu të nxjerrin në bankën e të akuzuarve kriminelët serbë.

Paradoksalisht, për krime të bëra në Kosovë nga ana e serbëve të caktuar, më shumë janë angazhuar shoqata e individë të ndryshëm në Beograd se sa në Kosovë. Mjafton të përmendim Fondin për të Drejtën Humanitare si dhe zonjat Natasha Kandiq e Sonja Biserko, të cilat dosjet mbi krimet serbe në Kosovë i bën publike, duke zbuluar shumë të vërteta të hidhura mbi kamionët me frigoriferë të mbushur (dhe të zhdukur) me trupa shqiptarësh të vrarë si dhe dhjetëra varreza masive, ekzistimi i të cilave ende rëndon mbi politikën e padrejtë serbe.

Aktualisht në një Gjykatë Speciale në Hagë mbahen në paraburgim disa ish-krerë të UÇK-së. Ditëve të fundit kemi pas rastin të shohim e lexojmë një mori deklaratash patetike mbi padrejtësinë që po i bëhet Kosovës përmes këtij procesi gjyqësor, por a mjafton të themi se ata janë të pafajshëm, ndërkohë që pafajësinë e tyre vazhdojmë ta trajtojmë si konsum të brendshëm. Shoqëria kosovare edhe 21 vite pas përfundimit të luftës nuk ka pushuar së zhvilluari beteja të brendshme absurde, ndërkohë që Serbia dhe aleatët e saj në Rusi dhe në Europë me mjeshtri arritën ta shtrembërojnë dioptrinë mbi Kosovën, duke e paraqitur atë si një “bankomat” ku mund të shlyhen disa kusure nga e kaluara.

Krijimi i Gjykatës Speciale në Hagë është kompensim i dështimeve të sistemit të drejtësisë, i komanduar me vite nga UNMIK-u dhe EULEX-i.

Krijimi i Gjykatës Special në Hagë është edhe një tentim jo i lavdishëm nga ana e segmenteve të caktuara të politikës evropiane për të korrigjuar disa qëndrime nga e kaluara ndaj Kosovës, duke i rikthyer Serbisë terrenin e humbur moral në fushën  diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare. Dëshmi për këtë është raporti i Dik Martyt,(i frymëzuar kryesisht nga sajimet ruse e serbe mbi Kosovën) nga  ish anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe ish-prokuror i shtetit i kantonit të Tiçinos në Zvicër, mbi të cilin u miratua edhe një Rezolutë e Këshillit të Europës, që i hapi dritë jeshile ngritjes së Gjykatës  Speciale të Kosovës me seli në Hagë.

Por, paradoksalisht, edhe pse u pat premtuar se do të ngrihet padi ndaj zviceranit  Dik Martyt, ajo nuk ndodhi kurrë. Në vend të kësaj ndodhi bumerangu. Tani në Hagë ndodhet një pjesë e ndërgjegjes kolektive të Kosovës për politikat pa strategji kundrejt krimeve serbe të kryera në Kosovë. Sikur politika, institucione dhe shoqëria e Kosovës të punonin dhe të koordinonin aktivitetet rreth përpilimit të një dosje voluminoze mbi krimet serbe, askujt në Beograd, as në Bruksel nuk do t’i shkonte në mendje të merrej me krimet e supozuara dhe të hamendësuara të shqiptarëve të Kosovës. Fatkeqësisht dosja krimeve serbe mbeti e humbur në valixhet e shkyera të politikës së Kosovës.

Tani është tepër vonë të tregojmë me gusht fajtorët, por ajo çka kërkohet aktualisht është aktivizimi i të gjitha resurseve shtetërore e shoqërore në procedimin krimeve serbe të kryera në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë zhurma false e procesit në Hagë kundër ish krerëve të UÇK-së do të humb në detin e madh të masakrave e dhunimeve serbe.

 

Prishtinë, 25 nëntor 2020

Next Post
Me bomba dhe plumba, vritet “babai i bombës iraniane”, ishte shkencëtari kryesor i Teheranit

Me bomba dhe plumba, vritet "babai i bombës iraniane", ishte shkencëtari kryesor i Teheranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In