• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja e “Financierit” të Habilajve/ Çimka në makinë dhe tentativat për ta zbuluar

by Java News
18/11/2017 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata për Krimet e Rënda ka zbardhur vendimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Nezar Seitin. Ky vendim ka ndikuar edhe në mos ekstradimin e tij për gjykim drejt Italisë.

Nezar Seitin, është i dyshuari kryesor në dosjen “Habilaj”  ku akuzohet se ka pasur rolin e “financierit” të grupit. Në vendimin e arsyetuar dalin në dritë përgjime të papublikuara, pjesë e akteve të dosjes hetimore italiane kundër grupit kriminal të trafikut të drogës që dyshohet se drejtohej nga Moisi Habilaj.

I tillë është një përgjim përgjimi ambiental i kryer në mjetin e Moisi Habilajt. Mes tij dhe dy pasagjerëve Florian Habilaj e Nezar Seitit diskutohet për trasnportimin e një shumë prej 200 mijë eurosh, që do të fshiheshin në automjet. Në një tjetër përgjim, Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Maridian Sulaj kanë vënë rë një pajisje të dyshimtë në mjetin e tyre. Mes psherëtimash ata tentojnë ta heqin, ndërsa dikush mendon se ajo është pjesë e tapicerisë.

Moisiu dhe Nezari flasin për ngarkimin e drogës në furgon dhe për ardhjen e dërgesës nga Shqipëria. Biseda është konsumuar në automjetin “Fiat Panda”.

Nezari: A e bën dot…ta ngarkosh direkt?! A e ngarkon direkt menjëherë atë natë?

Moisiu: Po!

Nezari: E kuptoj…të mërkurën?

Moisiu: Eee.

Nezari: Për plakun do ishte mirë që të çlodhej pak, por nuk përputhen ditët. Do të qetësohej “puna”. Nuk na premton koha…

Moisiu: Nëse ai vjen në orën 9, atëherë në 12 e mbarojmë.

Nezari: Furgoni vjen dhe ngarkohet direkt aty? E mban një furgon atë? Apo i ke thënë që ta gjejë një të madh?

Më datë 22 shkurt 2017, duke kontrolluar automjetin me të cilin udhëtonin, Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti zbulojnë përgjuesin.

Nezari: E hoqe atë? ( I referohet GPS).

Moisiu: A?

Nezari: A e ke heq tamam atë?

Moisiu: E hoqa pra dreqin!

Nezari: Po ku e hodhe?

Moisiu: E hodha diku aty, por s’e mbaja mend se ku dhe nuk e gjeta më.

Nezari: Do e kenë gjet ata rrezik.

Moisiu: Po jo mo…

Nezari: Ku e hoqe, aty te ajo?

Moisiu: Jo mo, këtu…

Nezari më pas e pyet Moisiun se si e gjeti GPS dhe ai i thotë se ishte Armando Sulaj ai që e gjeti. Në orën 13:22 dëgjohen zhurma te kofano e automjetit dhe të dy kontrollojnë mjetin deri sa gjejnë përgjuesin dhe më pas nuk dëgjohet më asgjë.

ma.me

Next Post
Batërdia në Spille, si u nda pylli në 135 certifikata pronësie

DESHMIA/ Vjedhja e 10 mln USD në Spille nëpërmjet skemës së mashtrimit tokë bujqësore dhe jo brez jeshil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In