Pas më shumë se dy muaj bllokim ka rinisur procesi gjyqësor ndaj dy ish-zyrtarëve të Cez Shpërndarje, Josef Hysek dhe Jan Ivan, të akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje.
Këtë të martë në seancë u paraqit prokurorja e re e dosjes, Mirela Zalavani, ndërsa prej javësh ky proces shtyhej, pasi kishte mbetur pa përfaqësues nga akuza. Hysek dhe Ivan nuk ishin të pranishëm, ndërsa avokati i tyre, Arben Rakipi, kërkoi shpalljen e pavlefshme të disa raporteve kontabël, pasi sipas tij, ato janë hartuar pa dijeninë e klientëve që ai mbron.
Dy shtetasit çekë janë nën akuzë, pasi sipas Prokurorisë shqiptare, në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn, i dënuar me mbi 11 vite burg, ata kanë falsifikuar bilancet e borxheve dhe nëpërmjet kompanisë DIA, të drejtuar nga Ismailaj, kanë përfituar vlera monetare.
ma.me