Astrit Avdylaj është liruar nga qelia, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët u arrestuan për dosjen 339.
Sipas Neës24, shkaku i lirimit në arrest shtëpie të tre të arrestuarve është fakti se u ka përfunduar afati i paraburgimit.
Tre të arrestuarit i përkasin operacionit ”Vol-Vo 4” të laboratorit të heroinës në Brengosë të Hasit në 2018. 4 grupe kriminale u goditën atëhere teksa pjesëmarrës ishin dhe të ashtuquajturit ”Avdylajt” e Shijakut.
Për Astrit Avdylin, Jasin Kalën dhe Denis Llaftiun nuk ka ende një vendim Gjykatë nga Shkalla e Parë prandaj ata janë liruar me vendim në arrest shtëpie. BW