• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja 339/1, shpallet i pafajshëm nipi i ish-deputetit! Dënohen me burg 3 të akuzuarit e tjerë

by A R
28/12/2021 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme ka përfunduar gjykimin për dosjen 339/1 të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në kuadër grupit të strukturuar kriminal. Gjykata ka shpallur të pafajshëm Samuel Ndokën, nipi i ish-deputetit Arben Ndoka, i cili prej 3 vitesh është i shpallur në kërkim për akuzën e shitjes së lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të policisë.

Ai akuzohej për një ngjarje të ndodhur më 15 Qershor të vitit 2018 dhe që prej asaj kohe ka qenë në kërkim dhe asnjëherë nuk është arrestuar.

Të tre këta persona janë shpallur fajtorë për akuzat e prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Ndërsa Samuel Ndoka, i akuzuar si pjesë e këtij grupi, ka pretenduar vazhdimisht pafajësi për akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen në fjalë dhe se në momentin kur ishte kryer aksioni policor, ai ishte në shtëpi.

Gjatë kohës që ka qenë në kërkim për akuzën e përfshirjes në trafik droge, Samuel Ndoka ka dalë në media për të sqaruar pretendimin e tij. Nga arratia, në një intevistë të dhënë për gazetarin Spartak Koka në emisionin Uniko në muajin Korrik 2021, u shpreh se: “Unë nuk kam patur asnjë rol. Unë e kam mësuar që jam shpallur person në kërkim nga portalet disa ditë mbrapa më ka dalë emri në portale, në televizor, në media, kudo, që jam i përfshirë në këtë ngjarje. Unë në vendngjarje nuk kam qenë, disponoj prova, disponoj hard-disk të kamerave që kam qenë te shtëpia në atë moment që ka ndodhur ngjarje, disponoj hyrjen që kam hyrë në shtëpi edhe kur kam dalë pasi ka ndodhur ngjarja, arrestimi në Milot, sepse më kanë marrë në telefon më kanë thënë dil se ka ndodhur diçka për Vilsonin, dhe kam dalë. I kam të gjitha provat, kam numrin e telefonit që mund ta lidhin nëpërmjet qelizave, disponoj çdo numër telefoni të familjarëve të mi që kam pasur përreth që t’i shikojnë”.

Samuel Ndoka paraqiti edhe video të kamerave të sigurisë që ditën kur pretendohet se ndodhi ngjarja ai ka qenë në banesën e tij.

Për akuzat e ngritura ndaj tij, Prokuroria kishte kërkuar 18 vite burg, por gjykata rrëzoi çdo akuzë të ngritur ndaj tij duke e shpallur të pafajshëm.

Next Post
E paralajmëroi Rama! Qeveria kallëzon në SPAK gjyqtaren e Tiranës: Bllokoi investimin madhor…

E paralajmëroi Rama! Qeveria kallëzon në SPAK gjyqtaren e Tiranës: Bllokoi investimin madhor...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

March 22, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

March 22, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

300 mijë me origjinë familjare bektashiane në Shqipëri

March 22, 2026
Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

March 22, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 22, 2026
Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In