Deputeti Tom Doshi u shpall ‘non grata’ nga SHBA, vendim i cili i ndalon atij dhe familjes së tij hyrjen në SHBA.
Pas seancës plenare, Deputeti Doshi deklaroi se nëse bëhet veting në politikë, ikën gjysma e parlamentit.
“Nëse vijon kështu i bie me kaluar të gjithë ‘non grata’, të prononcohet edhe DASH për akuzën që më ka bërë. Nëse bëhet Vettingu dhe politikë nuk mbetet asgjë gjysma në parlament. Të fillojnë të hetohen nga shkollimi i fëmijëve jashtë, vilat, makinat, jeta e luksit dhe ta shohim si del”, deklaroi Doshi./a.m.