Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka komunikuar sot në spital akuzën deputetit Mark Frroku lidhur me atentatin e pretenduar nga kolegu i tij Tom Doshi.
Hetuesit e Prokurorisë janë paraitur sot në spitalin e burgut ku qëndron i shtruar Frroku ku i kanë paraqitur atij akuzën e “kallëzimit të rremë”. Në këtë mënyrë janë rrëzuar dy akuzat të cilat rëndonin ndaj Frrokut, “dëshmi e rremë” dhe “kanosje për dëshmi të rremë”.
Kjo u bë e ditur edhe nga dy avokatët e tij në dalje nga siptali i burgut.
Redaksia Online
(JavaNews.al)









