• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Doshi, pesha në këmbë që po e refuzojnë të gjithë

by
28/04/2015 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre ditët e çudisë kaluan, u konsumua i gjithë skenari herë horror, herë i çmendur e herë-herë gati-gati politik i të quajturës dosja Doshi dhe tani duket se të gjithë kërkojnë që kjo çështje të harrohet sa më shpejt. Së paku duke larë duart nga një histori që më shumë se vetë personazhet e përfshirë në të, bëri pis gjithë skenën politike shqiptare. Që e dëshmoi atë sa meskine, sa e paaftë, sa e papërfaqësuar intelektualisht është ajo në tërësinë e saj. Sot, kur Gjykata e Lartë, i rijep lirinë Tom Doshit, kuptohet se duke i hapur derën e shtëpisë së tij ku ai ndodhej në arrest, në fakt, ka dëshmuar se deputeti ka humbur çelësin për në portën e politikës. Më shumë se ai vetë edhe kolegu tjetër i tij Mark Froku, nën akuza të shumëfishta tashmë dhe mbas tyre, edhe të tjerë, me emra që përmenden me gjysmë zëri, që në një mënyrë apo një tjetër, do të jenë jashtë politikës. Aty ku i ftuan të hyjnë me bujë dhe tani po i nxjerrin si bezdi e të gjithëve, ndonëse jo më gjithë zemër.

Të gjithë tashmë presin epilogun e kësaj historie. Ose më saktë, presin që ajo të arkivohet sa më shpejt. Teknologjia e zakonshme e Tiranës, sa më e madhe dhe sa më e pabesueshme të jetë çudia, aq më shumë ka gjasa të besohet, në këtë rast u verifikua në vetëm pak ditë, atëherë edhe kur shpërtheu skandali. I vetmi organizëm që të paktën zyrtarisht bëri sikur e besoi, ishte opozita shqiptare. PD bëri hap mbas hapi çdo hap të gabuar politik duke mbetur në fund të kësaj historie, e humbura e vërtetë e saj. Ajo e konsideroi kryetarin e kuvendit vrasës, ndërkohë që dy deputetët ishin natyrisht të gjallë e në jetë; ajo zgjodhi mes dy deputetëve që më pas u arrestuan dhe ish-aleatit të saj në qeverisje, dy të parët; ajo kërkoi të trondisë maxhorancën me protesta të përditshme që nuk ndezën as në Tiranë shkëndijën e mekur të opozitarizmit dhe është humbësja e vërtetë morale e kësaj historie. Edhe pse karta e dekriminalizimit të kuvendit dhe politikës në përgjithësi, ishte një nga kartat më të forta morale të saj. Sot, për shumëkënd, ajo, opozita, në mënyrë të çuditshme do të paguajë koston e mungesës së sinqeritetit të saj, të veprimeve të dyfishta dhe aleancave të dyshimta që ajo bën, sipas shprehjes së vjetër: edhe me djallin bëhemi kundër të majtëve! Zgjedhjet lokale që janë në prag, do të shpjegojnë në javën e fundit të qershorit, sesi e kanë parë shqiptarët çfarë ndodhi në mars. Sepse edhe kësaj rradhe, në zgjedhjet për administratorë lokalë, shqiptarët do të votojnë politikisht.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Askush s'e bën si Jennifer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

March 7, 2026
Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In