Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi është paraqtur mëngjesin e sotëm për herë të fundit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Nën masa të rrepta sigurie, Doshi është paraqitur sot në Prokurori në orën 10:00, ku pritet t’I komunikohet zyrtarisht akuza për të shkuar në gjykim.
Kjo pasi hetimet për atentatin që pretendohet se mbeti në tentativë vitin e kaluar ndaj deputetit Tom Doshi janë drejt fundit.
Doshi prej dy javësh ndodhet nën masën e sigurisë të “arrestit shtëpiak” ndërsa ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Lartë me pretendimin se akuzat kanë rënë.
Redaksia Online
(Javanews,al)









