TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen për shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe deputetit, dikur socialist Tom Doshi nga SHBA-të. Rama komentoi vendimin e DASH në emisionin “Real Story” për të dy zyrtarët dhe tha se është surprizuar por se nuk ka informacion.
“Me thënë të drejtën u surprizova dhe jam i keqardhur, s’kam çfarë them më shumë se s’kam as informacion për këtë, jam shumë i keqardhur por…”, u shpreh Kryeministri Rama.
Në lidhje me ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, Rama tha se nuk i vjen mirë sepse ka qenë ish-kryeprokuror i Republikës.
“I keqardhur, të njëjtën gjë kam. Natyrisht nëse ndodh një gjë e tillë s’mund të të vijë mirë se ka qenë ish kryeprokuror i Republikës”, tha Rama.
a.ç