• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doris Pack më detyron ta respektoj kryeministrin e vendit tim

by Ilir Yzeiri
17/02/2017 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ilir Yzeiri

Inati dhe urrejtja e kanë një kufi. Por edhe dashuria e verbër duhet të kontrollohet. Ashtu si unë, besoj ka shumë të tjerë në këtë vend që i neverit kjo femër që vjen në Shqipëri dhe artikulon vetëm një emocion, dashurinë për Genc Pollon dhe urrejtje e akuza banale për cilindo që është kundër Genc Pollos. Kjo femër pa asnjë identitet politik, pa asnjë vepër në jetën e saj, kjo deputete e mërzitshme dhe parazite me emrin Doris Pack, ka qenë gjithnjë kundër së vërtetës dhe kundër tendencave reale që ka Shqipëria. Aksionet e saj politike nuk kanë qenë kurrë me peshë, por, në të gjitha rastet, kjo femër e natyralizuar si deputete e përjetshme e Parlamentit Europian ka ardhur në Shqipëri për të mbështetur kauza të humbura dhe lëvizje të dyshimta.

Është përzier më keq se politikanët e shpëlarë shqiptarë në punët e këtij vendi dhe gjithmonë ka pasur vetëm një merak që të bindë cilindo që ka dyshime, se Genc Pollo ka të drejtë. Në historinë e përzierjes me punët e pista të politikës shqiptare kjo femër hyri për herë të parë atëhere kur Genc Pollo u nda nga Berisha dhe kjo femër e natyralizuar si deputete vanitoze u bë si bishë kundër Berishës dhe mbështeste në atë kohë qeverinë e diskredituar të Ilir Metës, vetëm pse Meta e kishte bërë pjesë në kabinet Genc Pollon. Pas kësaj, të gjithë e dinin se prononcimet e saj për Shqipërinë kishin vetëm një drejtim – pro atyre që bënin Genc Pollon deputet apo ministër dhe kundër atyre që nuk ishin në një formacion politik me Genc Pollon.

***

Mirëpo këtë radhë ndërhyrja e saj është e shpëlarë, banale dhe pa asnjë vlerë. Fjala vjen të nxjerrësh të virgjër sot LSI-në se po ndotet nga qeverisja me PS-në siç bën Pack kur thotë se një ministër i LSI-së paska bërë hatanë duke denoncuar Ramën, kjo është të tallesh me shqiptarët. Personalisht, jam ndër të parët që e kam kritikuar Edi Ramën dhe kam numuruar të gjitha mangësitë e drejtimit të këtij njeriu. Koncesionet për Vilma Nushin, autoritarizmi dhe sharlatanizmi me të cilin e menaxhoi zgjedhjen e Drejtorit të RTSH-së duke lënë të kuptohet se atë aferë e mbylli vëllai i tij, këto e shumë të tjera, i kam shkruar e ia kam thënë në kohën e duhur. Ndaj nuk dua të krijoj asnjë keqkuptim.

Kam mbështetur dhe mbështes Ben Blushin dhe “LIBRA“-n, por nuk mund të pranoj që një deputete vanitoze me emrin Doris Pack të bëjë një pasqyrë të deformuar për vendin tim. Kjo qeveri dhe kryeministri Rama kanë shumë defekte dhe unë e shumë kolegë të mi i kemi vënë në dukje me kohë. Mirëpo, opozita e sotme dhe ata që e nxisin atë drejt veprimeve të dhunshme, jo vetëm nuk janë alternativë e besueshme, por po e dëmtojnë rëndë këtë vend sepse me veprimet dhe sjelljet e tyre po e shuajnë opozitarizmin në Shqipëri.

Të mbështjellë të gjithë bashkë rreth Berishës dhe krimeve të tij, opozitarët e sotëm e kanë braktisur interesin publik dhe nuk po i paraqesin vendit asnjë platformë të besueshme. Ata e kanë kthyer parlamentin në një llafehane të neveritshme dhe nga mëngjesi në darkë vetëm ulërasin dhe çirren për çështje që nuk u interesojnë shqiptarëve.

Kjo opozitë e ka bërë këtë vend të pajetueshëm dhe pa asnjë shpresë. Duke përzier të vërtetat gjysmake me shpifjet e llahtarshme, duke përdorur fjalorin më të ndyrë dhe më të dhunshëm, kjo opozitë po e shkatërron ligjërimin dhe jetën në këtë vend duke mbjellë panik, kaos dhe neveri. Edi Rama dhe qeveria e tij mund të kenë një mijë e një defekte, por opozita e sotme, jo vetëm që nuk diti të ringrihet dhe të korrigjojë vetveten, por, për më tepër, u ka kap fort pas krimeve e skandaleve që kishte kryer dhe zgjodhi si alternativë akuza pa themel, shpifje dhe sharje, fyerje dhe një zhargon rrugaçëror.

E të mendosh se këtë gjë ka katër vjet që e bën thuajse çdo ditë. Si mund t’i besojnë shqiptarët kësaj opozite? Dhe si të mos mjaftonte kjo, vjen dhe deputetja shetitëse vanitoze, me emrin Doris Pack dhe i shton një zë këtij kori që i ka shurdhuar veshët shqiptarëve tash katër vjet. Jo, përballë kësaj alternative, unë respektoj kryeministrin e vendit tim.

Next Post
FOTOT/ 26 vjeçari dhe 46 vjeçarja “modifikojnë” makinën për të kaluar kanabisin, por…

FOTOT/ 26 vjeçari dhe 46 vjeçarja "modifikojnë" makinën për të kaluar kanabisin, por...

Comments 1

  1. Dani says:
    9 years ago

    Te lumte
    Shkrim i sakte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In