Lufta në Ukrainë nuk po zhvillohet vetëm në fushëbetejë. Rusët po sulmojnë Ukrainën në mënyra të ndryshme. Një prej tyre është telekomunikacioni, i cili është vendimtar në shekullin e 21-të.
Hakerët rusë dyshohet se morën kontrollin e rrjetit televiziv shtetëror ukrainas “Ukraina24”, në të cilin u shfaq një “informacion”, natyrisht fals, se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po u kërkonte ukrainasve të dorëzojnë armët.
“Kujdes! Mesazh nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky! Të dashur ukrainas! Të jesh president nuk ishte aq e lehtë. Më duhet të marr vendime të vështira” thuhej në mesazhin fals.
Volodymyr Zelensky e mohoi ta kishte thënë këtë. Presidenti ukrainas postoi menjëherë një video duke mohuar “informacionin” e shpërndarë.