• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dorëzon pamjet filmike, Beqja kallëzim tjetër kundër Shullazit

by Java News
20/07/2017 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa ka përfunduar dëshminë e dhënë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, kundër Emiljano Shullazit dhe tre shokëve të tij, biznesmeni Ylvi Beqja,ka depozituar një kallëzim të dytë kundër Shullazit dhe Gilmando Danit, por këtë herë në prokurorinë e Tiranës.

Mësohet se Beqja në 4 korrik 2017 i është drejtuar kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha me një kallëzim penal për fyerje dhe ofendime, kundër të pandehurve Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, pasi siç pretendoi edhe para Gjykatës së Krimeve të Rënda, Beqja është ofenduar dhe fyer rëndë nga këta dy të pandehur, teksa ai ishte në sallën e gjyqit për të dëshmuar.

Në kallëzimin penal, biznesmeni Ylvi Beqja ka parashtruar se fyerjet dhe ofendimet e rënda kundër tij dhe nënës së tij që ka vdekur prej 14 vitesh, te cilat janë bërë në një moment kur trupi gjykues është tërhequr për të marrë një vendim të ndërmjetëm. Pikërisht në këtë moment thuhet në kallëzim, dy të pandehurit kanë lëshuar fjalë fyese dhe ofendime të rënda në drejtim të biznesmenit.

Video dhe audio
Si prova materiale të depozituara së bashku me kallëzimin penal, Ylvi Beqja ka depozituar një video dhe një audio të administruar nga ana e tij, në Gjykatën e Krimeve të Rënda,pasi e gjithë seanca gjyqësore është rregjistruar nga kamerat e kësaj gjykate.Nga ana tjetër i pandehuri Emiljano Shullazi, në përballjen e dytë gjyqësore që pati me dëshmitarin e prokurorisë Ylvi Beqja, i bëri me dije biznesmenit se të gjitha ato që i ka thënë në sallën e gjyqit, mund tja japë edhe me deklaratë noteriale dhe se kishte problem fare.

Dëshmitar i prokurorisë
Beqja është dëshmitari kryesor dhe i vetëm i prokurorisë së Krimeve të Rënda. Për dy séance me radhë Beqja ka dëshmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke treguar sipas tij peripecitë që kishte hequr për rregjistrimin e ish-hotel Vollga në Durrës dhe bashkëpunimin dhe më pas ndarjen me Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin.

Sipas biznesmenit Beqja, Shullazi ka ndryshuar qëndrim dhe është bërë i dhunshëm, pas rregjistrimit të pronës. Më tej Beqja ka thënë para gjykatës se i ka dhënë Shullazit dhe anëtarëve të grupit të tij, disa herë shuma të konsiderueshme eurosh,shuma këto që sipas biznesmenit janë dhënë prej tij, për shkak të kanosjes dhe kërcënimeve me jetë.

Gjithashtu Beqja i tregoi gjykatës se herë pas here është gjendur përballë pistoletës së Shullazit, pasi ky i fundit ka kërkuar ndryshimin e kushteve të kontratës noteriale, pra nga 20 për qind që kishin rënë dakort fillimisht në 30 për qind që e detyronte Shullazi.

Por në fakt të gjitha këto akuza janë mohuar në gjykatë nga të pandehurit Gilmando Dani dhe Emiljano Shullazit, të cilët kanë pohuar se Beqja ka shkuar vetë tek ata dhe i ka kërkuar ndihmë se ishte kërcënuar me jetë nga një grup tjetër kriminal. Sipas Shullazit, Beqja ka bashkëpunuar ngushtë me ta për rregjistrimin e ish-hotel Vollgës./shqiptarja.com

ma.me

Next Post
Largimi i drejtorëve teknikë, Artan Lame rikthehet në krye të ALUIZNI-t

Debati/ Lame i përvishet Manjanit: Plaka s'na bëri çorap, përkundër, vuri në dukje vrimat në çorapet e shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

March 2, 2026
Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

March 2, 2026
Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

March 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kuvendi i Lezhës, model i racionalitetit politik

March 2, 2026
Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

March 2, 2026
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, disa të arrestuar, mes tyre dy vajza!

Ushtronin prostitucionin në një apartament me qira, arrestohen dy vietnameze në Tiranë

March 2, 2026
Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

March 2, 2026
Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

March 2, 2026
Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

March 2, 2026
“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In