Revista aq e njohur National Geographic pas 127 vjetësh si publikim i pavarur joprofitabil ka kaluar në pronësi të konglomeratit amerikan “21 Century Fox”, e cila qeveriset nga magnati i medieve Rupert Merdoch, transmeton Koha.net.
“21 Century Fox” do t’i paguaj Shoqërisë National Geographic 725 milionë dollarë. “21 Century Fox” do të kontrollojë 73 për qind të aksioneve, kurse partnerët e tjerë 27 për qind.