• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëzimi i mandateve para zgjedhjeve, kush janë tre pretendentët për deputetë në PD

by Java News
13/12/2022 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Betimi i dy deputetëve të rinj të grupit parlamentar të PD, Oriela Nebijajt dhe Petrit Dodës, që zëvendësojnë Grida Dumën e Alfred Rushajn tashmë të tërhequr nga politika, nuk do të jenë ndryshimet e vetme në grupin e deputetëve demokratë.

Lista e ligjvënësve të PD-së, në thuajse gjysmën e mandatit, pritet të ndryshojë në të paktën 3 qarqe të tjera të vendit brenda pak muajsh.

Belind Këlliçi, i zgjedhur me 11 601 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit 2021, tashmë kandidat zyrtar i PD së Berishës për Bashkinë e Tiranës, do të heqë dorë nga mandati i deputetit për t’ia lënë vendin Asllan Dogjanit. Ky i fundit, mandati për të cilin sipas renditjes, ishte thuajse i pamundur pasi u listua i 35-ti, mori 5176 vota preferenciale. Dogjani, konfirmoi për Report Tv se do ta pranojë mandatin e deputetit.

Për të njëjtën arsye si Belind Këlliçi, mandatin e deputetit e lë në mes edhe Luçiano Boçi, kandidati zyrtar i Berishës për Elbasanin. Më i votuari më 25 prill, me 10 930 vota, do të zëvendësohet nga Qani Xhafa me rreth 4200 vota preferenciale.

Edhe lista e Shkodrës ndryshon. Kandidimi i Zef Hilës në Vaun e Dejës për PD e Berishës bën që ky i fundit të heqë dorë nga mandati duke ia pasuar Ludovik Hasanit, që në zgjedhjet parlamentare mori 3810 vota.

3 zëvendësimet e fundit në grupin parlamentar të PD, pritet të bëhen në mars, kur Këlliçi, Boçi e Hila do të regjistrohen zyrtarisht në KQZ si kandidatë për kryebashkiakë. Por prurjet e reja në grupin parlamentar pritet të ndryshojnë edhe balancat në luftën e shifrave Berisha-Alibeaj, se cilin prej tyre mbështesin më shumë deputetë.

Dukshëm të renditur krah Alibeajt janë Oriela Nebijaj dhe Petrit Doda. Mes deputetëve të ardhshëm, Asllan Dogjani tashmë është pozicionuar në PD e Berishës, duke u bërë pjesë edhe e proceseve të saj, sic ishin primaret, ndërsa Qani Xhafa dhe Ludovik Hasani, kanë qëndruar neutralë në pozicionimin e luftës së brendshme që ka përfshirë PD që prej shtatorit të vitit të shkuar./Shqiptarja.com

Next Post
Meloni: Nuk duhet të lëmë që boshllëku strategjik në Ballkanin Perëndimor të mbushet nga të tjerë

Meloni: Nuk duhet të lëmë që boshllëku strategjik në Ballkanin Perëndimor të mbushet nga të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In