• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dorëzimi i mandateve erdhi nga kriza e partive të pakicës”

by A R
14/03/2019 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klotilda Ferhati, deputete e Partisë Socialiste, tha se Kuvendi është legjitim dhe po vijon normalisht punën, teksa e cilësoi largimin nga Kuvendi të opozitës si krizë të vetë partive të pakicës dhe jo institucionit ligjvënës.

“Kuvendi funksionon normalisht. Nuk është i cunguar. Kuvendi ka kuorumin e mjaftueshëm. Dje në Kuvend ishin mbi 78 deputetë, ndërsa po futen çdo ditë deputetë të rinj që po zëvendësohen. U votua ligji për nxitjen e punësimit, një ligj tepër i rëndësishëm për të punësuar edhe kategori të caktuara personash”, tha Ferhati.

Sipas saj, akuzat e opozitës për çështjen e zgjedhjeve nuk kanë sens. “Zgjedhjet u pranuan ndërkombëtarisht, po ashtu u pranuan dhe nga aktorët politikë vendas. Ne s’jemi në krizë institucionale apo të tjera formash. Kemi një krizë të opozitës, jo të Kuvendit. Të gjithë bëjmë një detyrë në shoqëri dhe ne s’mund të arrijmë diçka që dëshirojmë duke bërë gabim me dashje”, tha Ferhati.

“Dhe ajo që them sot, është se opozita po krijon një krizë artificiale, se krizën reale e ka vetë. Nëse ka një alternativë dhe do t’i japë besim qytetarëve duke i thënë që reformat përpara do t’i bëjë opozita që është sot nesër, atëherë shko në zgjedhje, kandido dhe binde, shpalos alternativën tënde dhe në fund fiton ai që merr më shumë vota dhe kalon në opozitë ai që ka më pak vota”, tha Ferhati në fjalën e saj.

“Ky mekanizëm nuk mund të rezultojë i thyer dy vite pas zgjedhjeve. Vetë opozita i menaxhoi, i kontrolloi zgjedhjet. Opozita drejtoi KQZ, Ministrinë e Brendshme, OSSHE-në…etj. Pati 35 mijë komisionerë opozita në dorën e saj. Opozita ka rënie të vazhdueshme të kredibilitetit të saj në publik sipas sondazheve të fundit dhe prandaj zgjedh rrugën e bojkotit”, tha deputetja socialiste.

Duke folur për protestat e opozitës, Ferhati tha se në shesh janë vetëm militantët. “Ata nuk janë qytetarët e saj. Opozita e ka humbur kredibilitetin dhe në shesh janë vetëm militantët e saj”, shtoi deputetja socialiste. Sipas saj, zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme do të jenë më 2021. “Gara e radhës, zgjedhjet e radhës lokale do të jenë në qershor, 30 qershor sipas dekretit të Presidentit. Nëse përfaqësuesit e opozitës nuk duan të hyjnë, nuk i detyrojmë dot. Ndërkombëtarët e kanë pranuar këtë, s’mund të detyrohet askush të marrë pjesë në garë. Prandaj zgjedhjet do bëhen sipas kalendarit të paracaktuar: në 2021 zgjedhjet e përgjithshme dhe në 30 qershor, zgjedhjet lokale. Ne jemi dakord të ulemi të bisedojmë, por jo negociata për pushtet”, tha Ferhati.

/a.rada

Next Post
“Lala, Luli dhe Lali…”, Rama humor dhe urime nga Elbasani për Ditën e Verës

"Lala, Luli dhe Lali...", Rama humor dhe urime nga Elbasani për Ditën e Verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In