• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëzimi i mandateve, bllof politik apo shkelje kushtetute!!!

by Fatmir Merkoçi
11/03/2019 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

Opozita dorëzon mandatin e deputetit si pasojë e një vendimi politik. Kjo si një vepër ekstreme nda shumicës qeverisëse. Deri këtu jemi dakord. Por çfarë është mandati i deputetit?

Mandati është funksion publik. Ai fitohet nëpërmjet zgjedhjeve. Pra ai është mandat i marrë nga populli. Ky mandat është i pa kthyeshëm pas betimit në Kuvend. Kjo është e përcaktuar në Kushtetutë. Pasi kemi të bëjmë me një “kontratë” ndërmjet deputetit dhe zgjedhësve, të cilët, i japin të drejtën e përfaqësimit. Kjo quhet votë e lirë e dhënë nga çdo individ, pavarësisht nga bindjet e t’ija, politike e fetare.

Nëse opozita mori një vendim politik, ajo luajti një bllof juridik. Pozita aktuale në kuvend, a duhej ta pranonte këtë bllof ?

Kuvendi ka Komisionin e Mandateve, i cili është përgjegjës për çdo mandat të lënë apo të marrë. Ky komision ka për detyrë të verifikoi nëse deputeti që dorëzon mandatin, a është në përputhje me nenin 71 pika 2 e Kushtetutës.

Mandati mbaron ose është i pa vlefshëm sipas rastit kur:

  1. a) kur nuk bën betimin:
  2. b) kur heq dorë nga mandati:
  3. c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafi 2 dhe 3

ç) kur mbaron mandati i Kuvendit;

  1. d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend;
  2. dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;

Pasi , në bazë të së drejtës së sovranit, sovrani e humb të drejtën e përfaqësimit nëpërmjet delegatit ( deputetit) të tij?

Kushtetuta si Ligji themeltar i shtetit, nuk e parashikon një veprim të tillë, por kjo nuk do të thotë se:- në demokraci, ajo që nuk ndalohet, mund të lejohet. Kjo teori nuk vlen për Kushtetutën pasi. Ligji është interpretues. Ndërsa Kushtetuta është shterues.

Komisioni i Mandateve nuk mundet të bëjë interpretim ose të dali jashtë kornizës kushtetuese. Ky komision ka për detyrë të shohë vetëm nëse dorëzuesi i mandatit është në përputhje të plotë me nenin kushtetues apo jo.

Vendimi politik, e legjitimon dorëzimin e mandatit ?

Në vitin 1945 komunistët francezë kërkuan në Asamblenë Kushtetuese të fusnin një nen ku përfaqësuesit e zgjedhur duhet të përgjigjeshin para partisë. Ata kontrolloheshin nga Partia dhe mundeshin të shkarkoheshin po nga Partia, që i kish vënë në lista. Kjo tregoi se mos aprovimi i këtij neni solli që të kuptohej qartë se: E drejta e revokimit është mohimi i qeverisjes përfaqësuese. Pra deputetët nuk shprehin lirshëm mendimin dhe votën e tyre. Si pasojë ata shkelin parimin e sovranitetit të popullit, i cili i ka zgjedhur përfaqësues

Nëse vendimi politik i Partisë do ishte detyrues atëherë për çdo largim nga Partia, do sillte automatikisht dhe lënien e mandatit. Rastet që nga viti 1992 e në vazhdim kanë treguar ( dhe nuk janë raste të pakta) se, përjashtimi nga grupi parlamentar, nuk është shoqëruar me lënie mandati. Por dhe mos bindja e urdhrit politik të Partisë, nuk sjell lënien e mandatit.

Termi i përdorur nga opozita se ” do djegim mandatet” do të thotë se ato mandate nuk mundet të merren nga askush tjetër. Por dhe nëse do jetë legjitim vendimi politik, përse duhet të ndiqet procedura formale ?

Jurisprudenca na mëson se një fakt i bërë publik, nuk ka nevojë as për prova e as për dëshmitarë. Pra, deklarata zyrtare, publike dhe e konfirmuar nga të gjitha instancat legjitime të partisë, duhej të merreshin si veprim i drejtë dhe shterues. Kjo bie ndesh me nenin kushtetues ku thuhet se: Shqipëria është demokratike. Veprimi në grup nga pikëpamja historike, ngjason me vendimin e vitit 1947 ku grupi i deputetëve u përjashtua, e pasojat dihen.

Në këtë moment është komisioni mandateve, i cili bëhet palë me partinë në pushtet dhe dërgon në K.Q.Z. listën  në grup të deputetëve dhe shpalljen e vendeve vakant. Kjo fut në kolaps dhe vetë KQZ-në.

Ky organ, është i ndërtuar mbi bazën e kushtetutës, funksionon me ligj. KQZ në një far mënyre, është gardiani i çdo mandati. Pasi është detyra e sajë të kontrollojë legjitimitetin e mandatit, si atë të lënë dhe atë që merret. Pra, nuk jemi para faktit të humbjes së kushteve të legjitimitetit.

Nëse do merrnim si të mirëqenë faktin se, vendimi politik është i zbatueshëm:

  1. a) kjo duhej të zbatohej dhe për deputetët që nuk dorëzuan mandatet.
  2. b) kjo duhej të zbatohej dhe për kandidatët që ishin në lista.

Por le të shohim më me vëmendje procedurën. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një përjashtim të përkohshëm. As me masë disiplinore. Por me lënien e mandatit në grup, me anë të një vendimi politik.

Kuvendi nuk e trajtoi këtë çështje me themel. Ai nuk paraqiti asnjë raport para Kuvendit, i cili duhet ta miratonte në seancë plenare. Pra nuk kemi një procedurë përjashtimi të përcaktuar në akte juridike.

Shpejtësia e veprimit nga maxhoranca parlamentare tregon qartazi gadishmërinë e saj për ta nxjerrë jashtë opozitën reale dhe të legjitimuar me votën e sovranin, duke ju kthyer një precedenti të rrezikshëm në duart e sajë Tashmë ajo kërkon një opozitë të arnuar keqazi.

Rreziku i këtij veprimi: Së pari, sovrani merr një dënim kolektiv. Atij i hiqet e drejta e përfaqësimit real. E deligjitimon votën e tij. Si pasojë, ai humb përfaqësimin reali të përfaqësimit të tij nëpërmjet përfaqësuesit të zgjedhur.

Listat pritëse nuk janë reale. Kjo për faktin se ajo nuk vjen si një renditje reale por, si pasojë e kapërcimeve drastike të emrave.

Kjo situatë, e cila nuk gjeti zbatim procedurial të rregullt solli një konflikt të hapur ndërmjet veprimit politik karshi Kushtetutës.

Duke qenë se ky veprim në grup i deputetëve, nëse do gjykohej nga Gjykata Kushtetuese, logjikisht, duke qenë se, bie ndesh me kushtetutën do quhet një veprim NUL, në këtë rast, shkelja e Kushtetutës është evidente. Por kjo do sjelli, jo vetëm kaos, por dhe një precedent të rrezikshëm. Në këto kushte, qoftë komisioni mandateve, qoftë dhe KQZ do mbajnë përgjegjësi jo vetëm morale, politike, por dhe penale.

Bllofi i opozitës, kuptohet se është politik. Por ajo që është e dukshme në këtë moment, është fakti se maxhoranca qeverisëse duket se është në delirin e saj, jo vetëm partiak por, dhe institucional. Kjo tregon qartazi se pozita në delirin e saj po e çon vendin në një kolaps institucional, duke certifikuar me çdo veprim të sajë krizën në vend. Por, ajo që është më e keqja, maxhoranca po kristalizon kapjen e drejtësisë, si dhe çuarjen e vendit në një neodiktaturë e cila, e largon Shqipërinë nga Evropa. Por me këtë kaos, shqiptarëve po ju vritet shpresa. Aq sa zgjidhjen po e kërkojnë nëpërmjet emigrimit.

 

Next Post
Denaj: Të përmirësojmë klimën e biznesit duke krijuar kushte të barabarta për të gjithë

Denaj: Të përmirësojmë klimën e biznesit duke krijuar kushte të barabarta për të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pse nuk munda të bëja më shumë”/ I vëllai vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj në lot: Pengu im…

“Pse nuk munda të bëja më shumë”/ I vëllai vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj në lot: Pengu im…

December 7, 2025
Bllokimi i fondeve të IPARD, PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar

Rithemelimi i vërtetë i PD ose fundi i saj

December 7, 2025
“Topi i Artë 2025”/ Trofeu “Talenti i Vitit për djem”, njihuni me futbollistët e nominuar

“Topi i Artë 2025”/ Trofeu “Talenti i Vitit për djem”, njihuni me futbollistët e nominuar

December 7, 2025
Sulmi me dron, Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit humbi funksionin

Sulmi me dron, Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit humbi funksionin

December 7, 2025
Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

December 7, 2025
Policia e Shtetit bën bilancin për nëntorin: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

Policia e Shtetit bën bilancin për nëntorin: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

December 7, 2025
Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

December 7, 2025
Policia Rrugore shton kontrollet, 136 gjoba për parakalime të rrezikshme brenda 48 orësh

Policia Rrugore shton kontrollet, 136 gjoba për parakalime të rrezikshme brenda 48 orësh

December 7, 2025
Frika për ndikimin e huaj në informacion, në ‘lupë’ çdo lek që futet nga jashtë në media

Frika për ndikimin e huaj në informacion, në ‘lupë’ çdo lek që futet nga jashtë në media

December 7, 2025
Ura e Matit, drejt hapjes/ 60 për qind e punimeve të rikonstruksionit, tashmë të përfunduara

Ura e Matit, drejt hapjes/ 60 për qind e punimeve të rikonstruksionit, tashmë të përfunduara

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In