• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëshkrimet e Kadaresë, në Drejtorinë Arkivave! E bija: I kërkoi Franca, por ishte amaneti i tij të ruheshin në Shqipëri

by A R
22/08/2024 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetëra dorëshkrime dhe shtypshkrime të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, do të ruhen tanimë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Veprimtaria letrare e pangjashme e Kadaresë, i cili arriti të lërë gjurmë edhe në panteonin e letërsisë botërore, do t’i nënshtrohet restaurimit në DPA, që do të realizojë fillimisht rimëkëmbjen e materialeve, për të kaluar më pas në procesin e digjitalizimit të tyre.

Në fjalën e saj, e bija e shkrimtarit të ndjerë, Gresa Kadare u shpreh se nëpërmjet kësaj nisme, po plotëson vullnetin e të atit, i cili ka dashur që arkiva e tij të strehohet në Shqipëri.

“Desha t’ju falenderoj juve personalisht për mirëkuptimin që gjetëm dhe për mirëbesimin reciprok sepse nuk është gjë e lehtë të marrësh një iniciativë të tillë. Ismailit në Paris, para disa viteve, i janë afruar plot institucione të huaja, shumë ishin franceze. Universiteti i Sorbonne-s, Akademia e Francës, Biblioteka ‘Françoi Miterrand’, që donin të merrnin plotësisht ose një pjesë të arkivave. Erdhi dhe një propozim shumë interesant nga Universiteti i Princeton-it në New York.

E shikoja që Ismaili hezitonte, ishte në mëdyshje, diçka e pengonte dhe nuk ka dhënë përgjigje të qartë. Dhe unë i thashë: ‘Po si e ke menduar? Çfarë do të bëhet me arkivën tëndë? Pse nuk shprehesh?’. Nuk di tha ç’duhet të bëj sepse unë dua që arkivi të kthehet në Shqipëri. Por, nuk di cilit institucion t’ia besoj. Ai nuk dha përgjigje të prerë. Por, në mënyrë subliminale, vendosa me iniciativën time t’ia plotësoj këtë amanet, duke ju bërë juve besim total.

Edhe një herë, është shumë e vështirë t’i besohen qoftë një institucioni serioz gjëra kaq të vyera. Jam shumë e prekur personalisht, që pashë para ca ditëve se Kodikët e Beratit prehen gjithashtu këtu. Më emocionon ideja që dorëshkrimet e Ismailit do jenë në shoqëri të mirë, pranë Kodikëve të Beratit. Në njëfarë mënyrë, më duket sikur këto janë kolonat e një tempulli tonë të përbashkët që është trashëgimia kulturore e shqiptarëve dhe që duhet ruajtur, jo vetëm si një qenie e ballsamosur. Unë shpresoj që në një kohë të dytë, Arkivi do lejojë aksesin e studiuesve, kritikëve letrarë, studentëve të letërsisë ose studentëve nga gjithë anët, të vijnë ta konsultojnë, ta studiojnë dhe ta mbajnë gjallë arkivin.”, u shpreh Gresa Kadare.

/a.r

Next Post
BE i rriti taksën për makinat elektrike, “hakmerret” Kina, nis hetim për djathërat dhe gjizën nga Europa

BE i rriti taksën për makinat elektrike, “hakmerret” Kina, nis hetim për djathërat dhe gjizën nga Europa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

March 30, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

“Ekzekutimi në Rinas i barabartë me 200 vrasje”, Karanxha: Ngjarje e rëndë që duhet zbardhur

March 30, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Debati/Mërtiri: Pse PD nuk respekton rregullat?Alimehmeti: Nëse jeni anëtar, keni të drejta të plota

March 30, 2026
Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

March 30, 2026
Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen

Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen

March 30, 2026
“Ndërkombëtarët nuk e kanë partner Berishën”, Mërtiri: Opozita nuk ka vizion për pushtetin!

“Ndërkombëtarët nuk e kanë partner Berishën”, Mërtiri: Opozita nuk ka vizion për pushtetin!

March 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Alimehmeti: Kushdo që kandidon përballë Berishës nuk fiton. Mërtiri: Pse nuk lejohet Salianji të kandidojë?

March 30, 2026
Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

March 30, 2026
Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

March 30, 2026
“Epsteini” ynë

Ëndrra e Berishës për të “shpërfytyruar” kundërshtarët

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In