• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Dorëhiqet Shkëlqim Cani, në vend të tij Ahmetaj. Milva Ekonomi, emri i ri në Kabinet

by Aalison Pearse Stevens
16/02/2016 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama shkarkoi sot ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga Kryeministria,  Rama i shprehu sot Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, falënderimet e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe integritetin e plotë në kryerjen e njërës prej detyrave më të vështira qeverisëse të këtij mandati.

Cani ishte i vetmi anëtar i qeverisë, i cili nuk e kishte dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit, ç’ka do të thotë se ai do të vijojë të jetë pjesë e Kuvendit.

Mësohet se kryeministri Rama ka falenderuar Canin për kontributin e tij në kapërcimin e situatës së vështirë financiare. Ai pritet të zëvendësohet nga Arben Ahmetaj ndërsa vendin e këtij të fundit do ta zërë Milva Ekonomi.

Njoftimi i Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama i shprehu sot Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, falënderimet e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe integritetin e plotë në kryerjen e njërës prej detyrave më të vështira qeverisëse të këtij mandati.

Kryeministri e informoi ministrin Cani për vendimin e zëvendësimit të tij me një koleg tjetër dhe i kërkoi vazhdimin e angazhimit të tij, me të njëjtin profesionalizëm e përkushtim, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë e Financave.

Ministri Cani e falënderoi nga ana e tij Kryeministrin për besimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në kapërcimin me sukses të situatës së rëndë financiare të trashëguar dy vjet e gjysëm më parë, si edhe e siguroi për vazhdimin me përkushtim të plotë të angazhimit të tij politik e profesional si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Detyrën e Ministrit të Financave, Kryeministri do t’ia besojë Z. Arben Ahmetaj, ndërsa detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do t’ia besojë Znj. Milva Ekonomi.

Next Post

Kalon lumin me mushkë, mbytet një 67-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

March 9, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

March 9, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit”, Berisha zbulon orën e protestës: Dita e përmbysjes së narkoregjimit

March 9, 2026
Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

March 9, 2026
“Epsteini” ynë

Belinda Balluku sot nuk është e mbrojtur nga Rama apo PS, por nga Erion Veliaj

March 9, 2026
Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

March 9, 2026
Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

March 9, 2026
Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

March 9, 2026
Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

March 9, 2026
Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In